5 raste me antraks, mjeku: Si të
shmangni prekjen nga sëmundja

5 raste me antraks, mjeku: Si të<br />shmangni prekjen nga sëmundja
Infektimi i 4 banorëve në Përmet dhe Gjirokastër si dhe një tjetër i dyshuar në Elbasan me sëmundjen e antraksit është kthyer një nga shqetësimet më të mëdha të ekspertëve të shëndetit. 

Antraksi ose plasja siç quhet në gjuhën popullore, është një nga sëmundjet më të rrezikshme që transmetohet nga kafsha tek njeriu, u shpreh për Report Tv mjeku veterinar Resul Ibro.

Ibro: Evitoni kontaktin me kafshën e ngordhur
“Plasja është një sëmundje tepër e rrezikshme dhe pothuajse vdekjeprurëse. Shfaqet në rastet kur ka thatësirë të zgjatur dhe kur kafshët nga nevoja për të ngrënë, bimën e hanë deri në rrënjë. Kafsha ka një fryrje shumë të madhe, mund të shikohet gjak te hundët dhe nga mbrapa. Tek njerëzit shfaqet në dy forma. Forma pulmonare që është forma më e rrezikshme dhe vdekjeprurëse për njerëzit dhe forma kutane që quhet dhe kokrra e zezë në gjuhën popullore. Të dyja këto forma trajtohen në mënyrë spitalore”, u shpreh mjeku veterinar, Resul Ibro.

"Zonat e prekura të shpallen karantinë"
Në vendin tonë preken nga atraksi rreth 30 persona gjatë një viti.

Transmetimi i kësaj sëmundjeje nga kafsha tek njeriu mund të çojë deri në humbje jete, ndaj këshillohet të evitohet kontakti me kafshën e ngordhur dhe moskonsumim i mishit.

"Duhet patjetër që personat e prekur të trajtohen dhe ndiqen nga mjeku, specialisti veteriner që ta konstatojë sëmundjen. Kafsha në këto raste nuk preket, por vetëm groposet. Ajo do bëhet infektive për njeriun që e prek dhe për kafshët e tjera që do hanë bar të ndotur nga gjaku i saj dhe ajo zonë të shpallet karantinë dhe të kryhet vaksinimi urgjentisht”, tha mjeku veterinar, Resul Ibro.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim