Disa ditë më parë, në Jesolo, kanë humbur jetën katër të rinj, pas përplasjes me një makinë, por në këtë ngjarje 5 shqiptarë nga Kosova janë cilësuar si heronj, kjo pasi ata kanë bërë të pamundurën për t'u shpëtuar jetën viktimave.
Djemtë nga Kosova kanë parë një makinë që kishte rënë poshtë në det dhe kishin bërë të pamundurën për ti shpëtuar të aksidentuarit duke u zhytur në ujë. Laurat Hoti nga Malisheva, 30 vjeç dhe Florim Bytyci nga Semetishti, 38 vjeç, nga Mestre, janë zhytur dhe i kanë nxjerrë trupat e Eleonorës, Giovannit dhe Leonardos, ndërsa Riccardo mbeti i bllokuar në timon. Të tjerët, Lulzim Bytyci nga Semetishti, Ilir Lekaj, Burim Kuci nga Suhareka, i ndihmuan për t'i nxjerrë në bregun e detit.
Në makinën që gjendej në det ndodheshin 5 persona por fatkeqësisht kosovarët ishin 10 minuta me vonesë por prapë se prapë ishin futur në ujë duke rrezikuar jetën e vet. Nga 5 personat që gjendeshin në det kanë arritur të shpëtojnë një vajzë ndërsa katër djem kishin mbetur të vdekur.
Përveç faktit se bënë një gjest heroik, djemtë nga Suhareka janë treguar tepër modest duke thënë se kryen një akt që do e kishte bërë cilido person.
“Çdokush do ta bënte të njëjtën gjë. Në atë moment nuk mendon, hidhesh… vetëm shpresonim se do të mund t’i shpëtonim” janë shprehur ata.
Shqiptarët janë falenderuar nga presidenti i Venetos Luca Zaia gjatë funeralit të viktimave.
Artikulli i Corriere della Sera:
Musile nga Piave (Venecia) «Ju lumtë dejma, faliminderit djema». Luca Zaia, gjatë guneralit në stadium, i kërkon pesë të rinjtë me origjinë kosovare – të cilët natën e incidentit që u kushtoi me jetë katr të rinjve të Jesolos janë munduar ta bëjnë të pamundurën për t’i shpëtuar – për t’i falënderuar. Ua shtrpngon duart secilit, i shikon drejt në sy.
Turp dhe guxim
Por, ata që kanë emra të huaj, në çdo falenderim të ri, qoftë ai edhe nga presidenti i Regjionit, turbullohen. Skuqen. Dhe përsëritin: “Çdokush do ta bënte të njëjtën gjë. Në atë moment nuk mendon, hidhesh… vetëm shpresonim se do të mund t’i shpëtonim”. Laurat Hoti, 30 vjeç dhe Florim Bytyci, 38 vjeç, nga Mestre, janë zhytur dhe i kanë nxjerrë trupat e Eleonorës, Giovannit dhe Leonardos, ndërsa Riccardo mbetej i kuthuar në timon. Të tjerët, Lulzim Bytyci, Ilir Lekaj, Burim Kuci, i ndihmonin nga bregu.
“Një mbrëmje e mallkuar”
“Hero”, është një fjalë që gjarpëron, që e anulon tundimin për ta fajësuar “të haujin” që e ka përplasur Ford Fiestën e të rinjve. Fajësohet Marius Alin Marinica, 27-vjeçari me origjinë rumune. Por jo pse është i huaj, por sepse me gjasë është fajtor për vrasje rrugore dhe mosdhënie të ndihmës. “Kmei bërë çmos t’i shpëtojmë, kemi shpresuar përnjëmend, ama ishte terr, uji ishte prëzier me baltën”, shpjegon Laurati, “nuk shihej asgjë”.
Fytyra të shënuara
Janë njerëz të urtë, Laurati është tridhjetë vjeç, e ka një fëmijë tetëmuajsh, por fytyra e shënuar dhe duart e punëtorit e bëjnë të duket shumë më i pjekur. Punon si restaurues në Venecia. “Shkurt, bëj punë të ndryshme”, përpiqet t’ia ul rëndësinë vetes. Ajo që të bie në sy te të gjithë është përulësia. “Vërtet çdokush do ta bënte një gjë të tillë, është thjesht instinkt – thotë Laurati – është ende i vogël, por në atë moment kam menduar për fëmijën tim… Na është dashur goxha punë për t’i hapur dyert, pastaj nëpër terr i kemi kërkuar dhe i kemi prekur, ishin të palëvizshëm”. Habiten nga mikrofonat e televizioneve që i përcjellin, rrinë gjithmonë bashkë, flasin pak dhe buzëqeshin me trishtim. Të gjitha ato falenderime i turbullojnë.
ne kanal ujti, lo ne det
Përgjigju"JU LUMTE", S'kam fjale tjeter...
Përgjigju