5 shqiptarë janë arrestuar nga policia e Ankonës nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Droga e sekuestruar kishte mbërritur në brigjet e këtij qyteti nga një gomone e cila vinte nga deti Adriatik..
Nga operacioni janë sekuestruar 1820 kg marijuanë e cila nëse do të shitej në sasi të mëdha do të kapte vlerën e 6 milionë eurove dhe nëse shitej në sasi më të vogla,
thuajse tre herë më shumë.
Të arrestuarit janë në burgun e Pesaros dhe përveç drogës u është sekuestruar edhe 1000 litra naftë që shërbente për rrugën e kthimit në një nga vendet e Ballkanit.
Prokurori i Pesaros është shprehur se ky është një nga operacionet më të rëndësishme të kryera ndonjëherë në fushën e luftës ndaj lëndëve narkotike.
Gjithashtu nga autoritetet italiane është thënë se disa nga shqiptarët e arrestuar gjatë këtij operacioni janë rezidentë të rregullt prej vitesh në Itali madje edhe sipërmarrës të shoqërive të vogla të ndërtimit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com