5 të arrestuar në 24 orë në Berat, të dehur, pa leje drejtimi dhe pa patentë (Emrat)

5 të arrestuar në 24 orë në Berat, të dehur, pa leje drejtimi dhe pa patentë (Emrat)

Foto ilustruese

Policia e Beratit ka arrestuar 5 persona brenda 24 orëve në Berat, pasi gjatë kontrolleve që policia ka bërë gjatë natës, ata nuk kanë qenë të pajisur me lejet e nevojshme të drejtimit, kanë qenë të dehur dhe pa patentë. Njërit prej tyre, në makinë iu janë gjetur 95 kilogramë fletë metalike bakër, të cilat dyshohen se janë vjedhur në Uzinën e Policanit. Të arrestuar janë Vasil Bani, Renald Smaili, Aleks Balla, Arbëror Cacollari dhe Erolind Mjeshtri.

Njoftimi i plotë

Berat

Gjatë 24 orëve të fundit nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, janë arrestuar 5 shtetas

Në vijim të punës për parandalimin e veprave penale, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, janë arrestuar 5 shtetas dhe konkretisht:

•Vasil Bani, 54 vjeç, banues në Çiflik, Ura Vajgurore, pasi në Poshnje u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motorin pa leje drejtimi dhe pa targa.

•Renald Smaili, 19 vjeç, banues në Kuç, Ura Vajgurore, pasi në Poshnje u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motorin pa leje drejtimi dhe pa targa.

•Aleks Balla, 38 vjeç, banues në lagjen ‘’30 Vjetori’’, pasi në aksin rrugor Berat-Poliçan, në vëndin e quajtur ‘’Uznova e Madhe’’, duke drejtuar mjetin tip ROVER, ka humbur kontrollin dhe u përplas me murin, për pasojë u dëmtua rëndë pasagjeri. Nga testi i alkoolit drejtuesi i mjetit rezultoi në gjendje të dehur në masën me 0.77 mg/l.

•Arbëror Cacollari, 26 vjeç.
•Erolind Mjeshtri, 23 vjeç, të dy banues në fshatin Drenovë Poliçan, pasi në hyrje të Poliçanit, nga kontrolli i ushtruar nga Patrulla e Policisë në mjetin Land Rover i'u gjetën 95 kg fleta metalike bakëri, dyshuar të vjedhura në Uzinën e Poliçanit.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!