Lëzhë/ Me kokainë në makinë, gati për ta shpërndarë në plazhin e Tales, arrestohen 5 të rinj! Njëri përfundon te Trauma, u hodh nga dritarja e komisariatit për t'u arratisur

Lëzhë/ Me kokainë në makinë, gati për ta shpërndarë në plazhin e Tales, arrestohen 5 të rinj! Njëri përfundon te Trauma, u hodh nga dritarja e komisariatit për t'u arratisur

Foto ilustruese

LEZHË- 5 të rinj janë arrestuar nga policia ne Lezhë për shpërndarje të lëndëve narkotike. Të rinjtë qarkullonin me një makinë në fshatin e Tales në Lezhë, ku brenda saj kishin lëndë narkotike të ndarë në doza gati për ta shitur.

Gjatë kontrollit  të makinës me drejtues shtetasin Altin Biçaku, 29 vjeç, dhe pasagjerë shtetasit Fatmir Suti, 29-vjeç, Ervistjan Gjergji, 23-vjeç, Bongjov Korriku, 21-vjeç, dhe Arsid Stojani 23-vjeç, është gjetur një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje dhe një peshore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 5 aparate celular.

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, shtetasi Fatmir Suti ka tentuar të largohet duke u hedhur nga dritarja, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës,Tiranë, pa probleme për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër

Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër