Shpesh vajzat nga dëshira e madhe që po blejnë këpucë të reja me takë, nuk marrin parasysh disa karakteristika që duhet të ketë një palë këpucë, por shohin vetëm anën e jashtme të saj.

E provojnë nëse është numri i tyre,  dhe kaq mjafton për të “ndarë mendjen” se janë këpucët e duhura.

Por ne po ju sjellim disa truke që do t’ju vijnë shumë në ndihmë përpara se të zgjidhni një palë këpucë.
 
1-Pjesa e shputës nuk duhet të deformohet
Provoni ta përthyni me dorë pjesën e shputës. Nëse forma e saj prishet nga ky veprim nuk janë këpuct e dhurura, pasi imagjinoni se çfarë do ndodhë me to nëse këto këpucë mbajnë të gjithë peshën e trupit për disa orë.

kepucet me taka
2- Zgjidhni numrin e këpucës të këmbës më të madhe

Ju të gjithë e dini që njëra këmbë është më e madhe se tjetra, prandaj këpucët duhet t’i merrni numrin e këmbës më të madhe.
 
3-Gjatësia e takës
Nëse doni që këpuca juaj të jetë e rehatshme, taka nuk duhet t’i kalojë 9 cm. Platforma do t’ju ndihmojë gjithmonë, por nëse i doni elegante sigurohuni që taka mos t’i kalojë 9 cm.
 
4-Koha kur blini këpucë

Këpucët duhen blerë pasdite pasi këmbët janë paksa të fryra. Nëse ju i blini gjatë orëve të para të ditës, në mbrëmje mund t’i ndjeni pak të shtrënguara.
 
5- Hapësira ku i provoni
Kur të provoni këpucë të reja, sigurohuni që të ecni disa hapa në një sipërfaqe të forte, pasi jo gjithmonë do të ecni në parket./revistaclass

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com