Shifra të larta infektimesh me Covid, konfirmohen 154 raste të reja! 5 viktima në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit 117 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 4530 që nga fillimi i epidemisë, ndërsa janë kryer 870 testime.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me virusin 5 persona. Konkretisht një 56 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar nga Tirana, një 73 vjeçar dhe një 81 vjeçar nga Korça,  një 75 vjeçar nga Lezha, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Nga totali i testimeve, 154 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 94 raste në Tiranë e cila aktualisht cilësohet nga vatrat më të nxehta të infeksionit, 11 raste në Durrës, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Elbasan Kamëz, nga 3 raste në Devoll, Lezhë, Bulqizë, nga 2 raste në Berat dhe Pogradec, nga 1 rast në Krujë, Fier, Kukës, Sarandë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Vorë, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 160 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.  Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 38 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me koronavirus dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar nga Tirana, një 73 vjeçar dhe një 81 vjeçar nga Korça,  një 75 vjeçar nga Lezha, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

 

COVID-19 – Statistika (25 Gusht 2020)

Testime totale 57874

Raste pozitive 8759

Raste të shëruara 4530

Raste Aktive 3970

Humbje jete 259 (Qarku Tiranë 123, Durrës 37, Shkodër 35, Fier 12, Korçë 12, Elbasan 11, Lezhë 9, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                 1994

Durrës                   510

Shkodër               304

Fier                     180

Lezhë                    176

Korçë                    191

Vlorë                     142

Kukës                   140

Elbasan             155

Berat             78

Gjirokastër         49

Dibër              51

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:41
Infektohen me koronavirus 4 punonjës të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër

Katër punonjës të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Si pasojë punonjësit janë vetëkarantinuar, për të parandaluar përhapjen e virusit Covid19.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës