TIRANE - Ashtu si çdo vit, edhe në përvjetorin e pestë të protestës së 21 janarit, kryeministri Edi Rama ka bërë homazhe në nder të 4 qytetarëve të pafajshëm që humbën jetën gjatë demonstratës së organizuar në atë kohë nga opozita e majtë.

Pas ceremonisë përkujtimore që mbajti në Kryeministri me familjarët e të ndjerëve, Rama i shoqëruar nga njerëzit më të afërt të Hekuran Dedës, Aleks Nikës, Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit, vunë lule në pllakatat e vendosura në Bulevard në nder të tyre...pikërisht në vendet ku ata humbën jetën pasi u qëlluan me armë nga Garda e Republikës që kish rrethuar kryeministrinë e udhëhequr në atë kohë nga Sali Berisha.

Dhimbja e familjarëve është ende e madhe për humbjen e të dashurve të tyre, ndaj edhe në këto homazhe nuk kishte si të mos munguan lotët.

Gjatë ceremonisë në kryeministri, Rama u premtoi familjarëve se reforma në sistemin gjyqësor do të vë në vend drejtësinë e munguar për dënimin e përgjegjësve që i morën jetën 4 qytetarëve të pafajshëm.

Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO