Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar Lista e re e Barnave të Rimbursueshme e cila përfshin diagnoza të reja për trajtim sipas mjekimit që pacientët marrin nga mjekët e familjes.
Në deklaratën për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, ministrja Koçiu theksoi se lista e barnave të rimbursueshëm është zgjeruar me 1,345 barna alternativa mjekimi në total, nga 1191 që janë aktualisht.
Ajo bëri me dije se listës i janë shtua 50 barna dhe medikamente të reja, nga të cilat 38 principe aktive të reja dhe 18 forme doza të reja.
Ministrja Koçiu shtoi se të gjitha barnat e reja të shtuara në Listën e Barnave të Rimbursueshme, janë barna të cilat mbështesin akoma më shumë të gjitha diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, sëmundje kardiovaskulare, diabetin, sëmundje të veshkave, astmën bronkiale, sëmundje pulmonare, etj.
“50 medikamenete të reja. Këto barna të reja, 1345 medikamente të cilat do të rimbursohen nga buxheti i shtetit do të mbështesin sëmundjet onkologjike”, tha ajo.
Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije miratimin e një tjetër vendimi të rëndësishëm në mbështetje të gjithë qytetarëve të prekur nga diabeti, duke zgjeruar fashën e rimbursimit të fishave të diabetit për matjen e glicemisë.
“Deri më sot ne rimbursojmë fishat e diabetit për të gjithë ata pacientë të cilët vuajnë nga sëmundja diabetike, nga mosha 0-25 vjeç si dhe për të moshuarit dhe pensionistëve mbi 65 vjeç. Me vendimin më të fundit ne shtojmë mbulimin me fishat e diabetit falas dhe për dy target grupe shumë të rëndësishme,për invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar. Janë mijë invalidë pune që vuajnë nga sëmundja e diabetit dhe rreth 1.500 persona me aftësi të kufizuar që do të përfitojnë falas fishat e diabetit”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu
S.B/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
82%
-
Të gabuar
14.1%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 2598
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Debati për 'Urdhrin e Mjekut'/ Ministrja Koçiu: Nuk po i merren kompetencat dhe as po i preket pavarësia! Po ngrihen Komisione Kolegjiale dhe transparente
10 Shtator, 15:24
-
Urdhri i Mjekut/ Debate te Komisioni për Shëndetësinë, Metaj: Fytyrat tuaja arkitektë të shkatërrimit të shëndetësisë! Gjergji: Keni dy ministra në SPAK, tërhiquni!
10 Shtator, 14:54
-
Projektligji për Inspektoriatet, debate te Shëndetësia, PD: Patronazhistë në detyrë! PS: Iku koha kur shefat e inspektoriateve bënin fushatën!
9 Shtator, 11:26
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator, 12:55
-
Skolioza, Koçiu: Program në shkolla për depistimin e hershëm te fëmijët 6-10 vjeç
4 Shtator, 13:31
-
Shërbimi i Toksikologjisë në QSUT, Koçiu: Trajtime të specializuara për të gjithë pacientët
3 Shtator, 14:24
-
Mbi 1 vit jashtë funksionit, vihet në punë pajisja e re e Ortovoltazhit! Marrin trajtim 400 pacientë me tumore të lëkurës
16 Gusht, 12:59
-
Ministrja Koçiu inspekton vijën bregdetare të Golemit për kushtet higjieno-sanitare: Nga 1 qershori deri më 9 gusht, 2,961 kontrolle
13 Gusht, 16:10
-
Pajisje jetëshpëtuese në bregdetin e Golemit, ministrja Koçiu: Bashkëpunim mes institucioneve për rritjen e sigurisë në plazhe
8 Gusht, 13:06
-
Fluksi i turistëve, Ministria Koçiu në Spitalin e Vlorës: 12 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë te 127! Në gadishmëri për shërbim cilësor
5 Gusht, 18:45
-
Mjek në shtet e privat? Tavan për orët e punës! Emrat në regjistër elektronik publik! Drejtuesve u ndalohet të kenë klinika! Qeveria miraton ndryshimet në 'Urdhrin e Mjekut'
1 Gusht, 10:06
-
Realizohet me sukses operacioni në Spitalin e Traumës, hiqet një trup i huaj brenda trurit të pacientit
23 Korrik, 21:25
Znj. Ministre. Mire beni qe shtoni grupe te reja. Por fishat e diabetit i jepni nje here ne 4 muaj 50 fisha. Qe nuk mjaftojne as per dy muaj nese behet testi vetem nje here ne dite. E dini juve kete situate?
Përgjigju