50 milionë euro dëm çdo tre muaj, GJKKO jep masat e sigurisë për të arrestuarit në Tiranë që mashtronin shtetasit spanjollë me kriptovaluta

50 milionë euro dëm çdo tre muaj, GJKKO jep masat e sigurisë për të arrestuarit në Tiranë që mashtronin shtetasit spanjollë me kriptovaluta

Pamje nga operacioni

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit sa i takon operaconit kundër mashtrimit në call centera.

GJKKO ka vendosur masën e arrestit me burg për Ardian Korrikun, ndërsa për Iris Pucën ështrë vendosur masa e arrestit shtëpiak.

Operacioni i ndërmarrë në bashkëpunim me Eurojust, solli arrestimin e katër personave. Ndërsa bëhet me dije se kontrolle u zhvilluan në 15 Call Centera, 6 prej tyre në Shqipëri, 1 në Maqedoninë e Veriut, 3 në Ukrainë dhe 5 në Gjerogji.

Dy të arrestuarit e tjerë, përkatësisht Bernardo Saraçaj dhe Erind Pasqyli do të ekstradohen drejt Spanjës, pasi do të gjykohen në këtë shtet, për mashtrim online me kriptomonedhat.

Sipas raportimeve të bëra me dije nga SPAK, këto shtetas shkaktonin dëm ekonomik deri në 50 milionë euro në çdo tre muaj për shtetasit spanjollë që mashtronin.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori