50 qytetarë në urgjencën e Kukësit me simptoma helmimi, Gjici: S’ka probleme me ujin e pijshëm, u përzie me atë të vaditjes! Prokuroria nis hetimet

KUKËS- Qytetarët në Kukës nuk duhet të panikosen, pasi uji nuk ka përbërje bakteriologjike, por është përzier me ujin vaditës. Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Kukës, Hasan Halilaj është përgjigjur në lidhje me shqetësimin që kanë patur banorët e Kukësit. Ai thotë se rezultatet e analizave kanë treguar se uji është i pastër bakterioligjikisht në kushtet dhe parametrat fiziko-kimike dhe te klorit brenda normave te përcaktuar në ligj.

Ndërsa sa i përket ujit në një pjesë të lagjes Muja në Shtiqen,Halilaj thotë situata është në kontroll, uji është ndaluar nga ujësjellësi pasi ka patur ndërhyrje në rrjet. Autoritet njoftojnë se nesër do të dalin me një raport të hollësishëm për këtë çështje, pasi ka një afat 48 orë që të futen ne laborator dhe te vërtetohet nëse uji është i pijshëm.       

"Deri më datën 24, një ditë para se të ndodhet fenomen, ujësjellësi i Kukësit ka qenë në monitorim të vazhdueshëm, uji ka qenë i pastër bakteriologjikisht. Në ditën që ka ndodh fenomeni, ku në spital janë paraqitur shumë qytetarë me të vjedhura dhe bark, është dhënë një ide që ka ndodhur për shkak të ujit të pijshëm. Analizat fiziko-kimike të ujit të pijshëm në qytetin e Kukësit janë brenda standardeve normale, s’kemi pse bëjmë panik te qytetarët. Një pjesë e lagjes Muaj është në kontroll, ka ndërhyrje në rrjet, uji ka problemet e veta. Nesër brenda orës 12 dalin analizat nëse është i pijshëm uji Lajes Muajn. Çdo lloj paniku nuk duhet të ekzistojë. Nesër do jepnim një raport të hollësishëm, për pastërtinë bakteriologjike, edhe për lagjen Muja do japim një raport të hollësishëm", tha ai. 

Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë, Safet Gjici thotë se nuk është e vërtetë se uji në lagjen Muja ka probleme me ujin e pijshëm. Ai thotë se uji është i pastër bakterioligjikisht dhe qytetarët e Kukësit nuk kane arsye të bëjnë panik. Sipas Gjicit është bërë ndërhyrje nga një banor i zonës dhe për pasojë uji i pijshëm është përzier me ujin vaditës. Kryebashkiaku thotë se policia ka nisur hetimet. Gjici thotë se Ujësjellësi i Kukësit ka ndalur furnizimin me ujë, ndërsa sipas tij deklarata e mjekut është keqinterpretuar nga rrjetet sociale dhe është shfrytëzuar për politikën ditore.

“Një deklaratë që ka dhënë një mjek te spitali është keqkuptuar. Ne kemi analizat e ujit, jemi lidhur me ISHP. Nuk është e vërtetë që ka probleme uji i pijshëm. Aty është përzier uji i pijshëm me ujin vaditës, nga ndërhyrja e një banori që polica po e heton këtë rast. Uji është i pijshëm thjesht është përzier me ujin e vaditës. Na rezulton se uji i pijshëm është brenda normave, analizave. Mund të ndodhë të kemi problem. Drejtori i ujësjellësit është ën krye të detyrës. Ne kemi pasur edhe raste të tjera, por nuk janë bërë kaq abuzime për të bërë politikën e ditës. Nesër vijnë përgjigjet nga Tirana. Iu bëj thirrje qytetarëve që uji nuk ka problem”, tha Gjici.

Gjici i referohet deklaratës së mjekut Albert Shehu një ditë më parë, ku tha se në urgjencën e spitalit të Kukësit janë 50 persona të shtruar, të cilët kishin simptoma helmimi. Mjeku tha se ende nuk dihet nëse është helmim apo thjesht virozë stine. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:17
Helmimi i qytetarëve nga uji i pijshëm në fshatin Shtiqën të Kukësit, prokuroria nis hetimet! Merren në pyetje edhe mjekët

Pas helmimit të disa qytetarëve për shkak të ujit të pijshëm i cili ishte ndotur, në fshatin Shtiqën në Kukës, policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet.

Blutë e Kukësit kanë kontaktuar specialistët e ujësjellësit të cilët kishin dijeni për ndotjen, dhe më pas kanë shkuar në Spitalin Rajonal Kukës, ku kanë konstatuar një numër të lartë personash nga disa fshatra të Kukësit, që janë paraqitur me simptoma helmimi.

Grupi hetimor ka marrë mostra të ujit tek depoja qendore dhe në banesat e qytetarëve në të cilat ka patur ndotje uji, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të ndotjes. Ndërkohë në pyetje janë marrë edhe mjekët të cilët nuk kanë njoftuar në organet e rendit, në lidhje me këtë situatë.

‘Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës, pas publikimit të videove në rrjetet sociale, me pamje nga rubinetat e ujit të pijshëm në fshatin Shtiqen, që dyshohet të jetë i ndotur, kanë nisur menjëherë hetimet për këtë rast.

Shërbimet e Policisë kanë marrë kontakt me specialistët e ujësjellësit të cilët kishin dijeni për ndotjen, dhe më pas kanë shkuar  në Spitalin Rajonal Kukës, ku kanë konstatuar një numër të lartë personash nga disa fshatra të Kukësit, që janë paraqitur me simptoma helmimi.

Grupi hetimor i ngritur së bashku me specialistët e ISHSH Kukës, ka marrë mostra të ujit tek depoja qendore dhe në banesat e qytetarëve në të cilat ka patur ndotje uji, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të ndotjes.

Po punohet për të marrë deklarimet e mjekëve, të cilët nuk kanë njoftuar në organet e rendit, në lidhje me këtë situatë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ndotjes së ujit dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.’- njofton policia e Kukësit.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/06/2022 00:49

    Para nja dy vjetesh,ne nje qytet amerikan,nje adoleshent kishte urinuar ne rezervuarin qe perdorej nga qyteti si burim furnizimi me uje.Nuk me kujtohet se si u kap,apo u zbulua,por me kujtohet qe u be lajm ne internet qe autoritetet vendore donin te zbraznin te gjithe rezervuarin per nje //pee//.Ne fund vendosen qe te mos e derdhnin.Ne rastin e Kukesit kemi nje rast pak me te rende,kemi helmim ne mase nga perzierja e ujerave.Reagimi i autoriteteve eshte i cuditshem!Nje pyetje kam:Si mund te jete ne rregull nga parametrat,kushdo qofshin ato,baktereologjike ose kimike kur kemi perzierje ujerash,ku uji vadites eshte perziere me ujin e filtruar e te kloruar te pijshem dhe kemi njerez te helmuar ne spital?!

    Përgjigju
  • Turi: 27/06/2022 15:59

    Mundet ndonjeri ta shpjegoj kete qe tha ky trapi , imagjinoni kush jane drejtues ne kete vend

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 27/06/2022 16:15

      Asht GICI partise,asht number one korrupsionit.....

    • Sendi: 27/06/2022 16:14

      Fiks. Nga anet tona ne themi kandar ziqi

  • Gomar deti: 27/06/2022 15:43

    Eh po shumë mirë sepse u bëmë merak se thamë se mos ishte përzjerë me ujë kanali

    Përgjigju
  • serge: 27/06/2022 14:26

    gjici idiot ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat