Dhjetëra qytetarë në urgjencën e Kukësit, mjeku Albert Shehu: Ka fluks të çdo grupmoshe, 50 pacientë me virozë dhe helmim

KUKËS- Dhjetëra qytetarë janë shtruar në urgjencën e spitalit të Kukësit kryesisht me shqetësime virozash dhe helmim. Dyshimet e para për këtë fluks kanë ardhur për ujin e fshatit Shtiqan, i cili rezultonte i turbullt.

I pyetur rreth kësaj problematike nga Report Tv, mjeku Albert Shehu është shprehur se nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një virozë apo helmim ndërsa shton se deri në këto momente që po flasim janë rreth 50 persona të shtruar.

Shumica e tyre, 40 janë me bark dhe të vjella, por nuk janë përjashtuar pacientë me diarre e temperaturë. Mjeku sqaroi gjithashtu se pacientët janë nga të gjitha grupmoshat por nuk dihet shkaku i këtij fluksi.

‘Ka numër të shtuar në urgjencë mund të jetë gjendje virale dhe intokacion (helmim) që mund të jetë nga uji dhe perimet. Ka një fluks të shtuar 50 vizita vetëm sot disa prej të cilave me diarre e të vjella, janë shoqëruar edhe me temperaturë. Fluksin deri më tani kemi mundur ta përballojmë. Të gjitha grupmoshat, më së shumti pediatria. Është njoftuar Drejtoria e higjienës, nuk dihet nga se është shkaktuar..’- tha mjeku i urgjencës në Kukës, Albert Shehu.

Ndërkaq, njësia vendore e kujdesit shëndetësor në Kukës ka marrë 5 mostra të rrjetet në lagjen ‘Mua’ të fshatit Shtiqan. Uji është pa erë dhe pa ngjyrë dhe është ndaluar për përdorim deri në daljen e analizave nesër.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Virologu kuksian: 26/06/2022 19:10

    Me shtimin e autostradave dhe aeroporteve rritet edhe mundesia e perhapjes se viruseve. Ishim me mire kur jetonim neper shpella.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?