50 vjeçari ndërroi jetë pasi i mori flakë shtëpia, fqinjët: U mundova ta shpëtoj por ishte djegur te fytyra dhe dora! Jetonte vetëm por jo problematik  

Një 50 vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, sepse shtëpia e tij u përfshi në flakë pasi dyshohet se kishte harruar ndezur ngrohësen.

Banorët thonë se 50 vjeçari jetonte i vetëm në atë banesë dhe kur kanë parë tymin janë përpjekur ta shpëtojnë por ai kishte ndërruar jetë pasi është djegur në disa pjesë të fytyrës dhe dorës, si dhe nga asfiksia.

Një i ri i cili është përpjekur që ta shpëtojë ka thënë se kur e ka nxjerrë 50 vjeçarin ai ishte djegur te pjesa e fytyrës dhe te dora.

"Dola pashë komshinjtë që po hidhinin kova me ujë. Në atë moment më erdhi nga brenda u futa brneda me e nxjerr se më thoshin se është gjallë. Unë se njof shumë se rri jashtë. E pashë  një moment e kapa dhe ishte mbuluar me batanije. E tërhoqa deri përjashtë por pashë se kishte mbaru. Ishte djegur te pjesa e fytyrës dhe te dora", tha i riu i cili ishte përpjekur që ta shpëtojë 50 vjeçarin.

Edhe fqinjët e tjerë kanë deklaruar se ndonëse ai jetonte vetëm nuk ka qenë problematik.

"E sollën këtu dhe sot në mëngjes e dogjën. E ka ble shtëpinë me 9 milion lekë. Ia ka ble një gruaje që ka qenë këtu. Kur erdhi zjarrfiksja e kam parë dhe thanë u dogj Seati brenda. Ai pinte ndonjëherë, nga halli se ishte vetëm, por shikonte punën e tij. Skishte njeri fare. Çuni im i ka dërgu krevat sustë dyshek të ri dhe bukë i jepte natë për natë. Asnjë tjetër, por donin ta zhdukinin. Që ti merrnin atë copë banese, se u prishte qetësinë gjoja", tha një banor.

"Edhe unë  e njof dhe se ka qenë njeri i vetmuar, e vetmuar jam dhe unë, banesën e kishte të vetën. Skishte as ujë as drita dhe ujë mbushte me bidona andej. Pinte se njeri i vetëm ishte. Njerëzit edhe mërziten. Ai pinte dhe rrinte aty. Njëherë e dogjën tani e kanë djeg për së dyti 3 ditë pasi ka dalë nga spitali", shtoi një tjetër.
 


Lajmi kryesor:

Harroi ngrohësen ndezur dhe i mori flakë shtëpia, vdes 50 vjeçari në Tiranë! Fqinjët: Jetonte vetëm! U munduam ta shpëtojmë por ishte djegur te fytyra e dora (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt