Anije dhe avion në kërkim të refugjatëve në rrezik mbytje! Frontex lëshon alarmin: 1 mijë njerëz rrezikojnë të mbyten! Ka shumë gra dhe fëmijë

Anije dhe avion në kërkim të refugjatëve në rrezik mbytje! Frontex lëshon alarmin: 1 mijë njerëz rrezikojnë të mbyten! Ka shumë gra dhe fëmijë

1000 refugjatë, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë, janë në një anije peshkimi në vështirësi në zonën italiane të Sarit, e cila tashmë po fut ujë. Alarmi për një emergjencë të re dhe për një numër kaq të madh personash është ngritur nga autoritetet italiane që kanë kontaktuar nga disa persona në bord.

Pesë varka patrullimi, tre anije dhe një avion i rojes bregdetare kanë nisur operacionin e shpëtimit për qindra refugjatë në rrezik në një anije peshkimi në zonën italiane të sarit Operacionet e shpëtimit po koordinohen nga Qendra Operative e Rojës Bregdetare të Romës në zonën e përgjegjësisë SAR italiane.  Ndërkohë Marina urdhëroi menjëherë ndërhyrjen e anijes Sirio  tashmë të pranishme në zonë ku po bëhen kërkimet.

Anija ushtarake po vazhdon me shpejtësinë maksimale të lejuar për të ofruar ndihmën e kërkuar, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes. Kushtet e motit për shkak të erës së fortë jugperëndimore po përkeqësohen.

Një gazetar italian ka thënë se bëhet fjalë për “tre varka me më shumë se një mijë njerëz”. Anija e peshkimit u pa nga i njëjti avion Frontex, i cili kishte identifikuar kaikun që më pas u mbyt në Cutro disa ditë më parë me disa dhjetëra viktima dhe që tani ka lëshuar një alarm të ri.

Në bordin e peshkarexhës ka një "situatë rreziku serioz", thotë kreu i misionit të Mediterranea Saving Humans, duke nënvizuar se "ndërmjet orës 9 dhe 10 të mëngjesit të sotëm, avioni Frontex Eagle 1 fluturoi mbi pozicionin e anijes dhe një helikopter i Marinës amerikane nënvizuan të njëjtin rrezik». Mediterranea kërkon që të nisë menjëherë një operacion shpëtimi.

Ndërkohë që kujtojmë se autoritetet italiane janë ende në kërkim të trupave të viktimave nga tragjedia e para pak javësh në brigjet italiane ku humbën jetën të paktën 62 persona që ishin në një varkë emigrantësh. Hetimet për këtë tragjedi vijojnë pasi sipas dëshmive të të mbijetuarve, kontrabandistët hodhën rreth 20 persona në det kur panë drita dhe u trembën se iu duk që po i priste policia. Anija e peshkimit me të cilën 150-180 emigrantë po shkonin në Itali u nda në dy pjesë nga dallgët. Mes viktimave raportohet se janë edhe 2 binjakë të mitur.

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Inter, presidenti Zhang letër tifozëve: Klubi është në rrezik, sjellja e Oaktree zhgënjyese

Inter, presidenti Zhang letër tifozëve: Klubi është në rrezik, sjellja e Oaktree zhgënjyese