Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi u kapën duke transportuar 20 emigrantë të paligjshëm. Në kuadër të operacionit "Perimetri" u arrestuan shtetasit Kastriot Sharra, 28 vjeç, R. R, 29 vjeç dhe K.B, 27 vjeç të tre banues në Tiranë. Sipas policisë, dy prej të arrestuarve gjatë ndjekjes nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.
Të arrestuarit janë kapur duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga fshati Eçmenik në Devoll, në drejtim të Tiranës, 20 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 500 euro iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
"Transportimi i shtetasve të huaj kryhej, me mjetin tip “Roulotte”, me drejtues shtetasin K. Sh., ndërsa dy shtetasit e tjerë R. R., dhe K. B.,udhëtonin me mjetin tip “Volksëagen Golf”, të cilët në afërsi të fshatit Gështenjas, gjatë ndjekjes së tyre nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kapën dhe u ndaluan", thuhet në njoftimin e policisë.
Prej disa vitesh, vendi ynë është përdorur si trnzit për emigrantët e vendeve të Lindjes së Mesme, për të shkuar drejt Bashkimit Evropian.
Pak kohë më parë Report Tv bëri një investigim ku intervistoi 5 emigrantë, duke treguar të gjithë itinerarin se si kanë mbërritur deri në vendin tonë dhe se si do e shfrytëzojnë Shqipërinë si vend tranzitë për të shkuar drejt perëndimit. Ata kishin ardhur nga Bilishti nga kufiri i gjelbër dhe se të ndihmuar nga grupet kriminale kundrejt pagesave për t'u larguar sërish drejt BE. Report Tv i filmoi ata në autostradën Elbasan-Tiranë që erdhën me mjetin e një trafikanti.
/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.1%
-
Të gabuar
56.4%
-
Nuk e di
13.5%
Vota total: 156
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Licencuan karburantin pa leje ndërtimi, mbahet seanca paraprake në GJKKO për kryebashkiakun socialist të Devollit e 4 zyrtarë! Kërkojnë pushimin e çështjes
16 Janar, 09:33
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
Reshjet e dëborës në qytetin e Korçës, ndeshja Skënderbeu-Vora ndryshon stadium
14 Janar, 11:42
-
Vota e Diasporës/ Rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në KQZ deri tani, kryesojnë ata në Itali dhe Greqi
13 Janar, 12:14
-
Taulant Balla takim me kryetarët e komunave të Puglias: Mbështetje për votën e emigrantëve
11 Janar, 16:20
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
-
Në det të hapur! Foshnja vjen në jetë në një gomone emigrantësh në brigjet e Ishujve Kanarie
9 Janar, 12:18
-
Gjermania rrit numrin e të dëbuarve! Vitin e kaluar u dëbuan 18,400 njerëz
8 Janar, 12:45
-
Media britanike ‘nxin’ emigrantët shqiptarë: Të parët në listën e krimeve, lënë pas afganët dhe irakianët
6 Janar, 14:19
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46