DURRËS- Rreth 500 litra lëndë djegëse gasoil janë sekuestruar nga Krimi Ekonomik në qytetin e Durrësit ndërsa në pranga është vënë mbajtësi i tyre.
Sipas bluve të Durrësit, është arrestuar 55-vjeçari Dali Stefanasi. Ky i fundit u vu në pranga pas një hetimi 3 mujor me metoda speciale, pasi iu gjetën në automjetin e tij me targa AA 756 AB tip"Volswagen" si edhe në banesën e tij, rreth 500 litra gasoil, ndërsa iu sekuestrua edhe automjeti.
Policia thotë në njoftimin për shtyp se Stefanasi nuk dispononte faturë Blerje-shitje dhe leje për të ushtruar aktivitetin.
55-vjeçari do të gjykohet nga prokuroria e Durrësit për veprat penale “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë"dhe "Fshehja e të ardhurave".
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com