500 vjedhje në dy muaj, Breçani: Një nga autorët e grabitjes në Fier, i skeduar që në 2011

500 vjedhje në dy muaj, Breçani: Një nga autorët e grabitjes në Fier, i skeduar që në 2011

Emisioni Repolitix ne Report Tv

Erzen Breçani, ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv deklaroi se Arben Muça, i cili mbeti i plagosur gjatë tentativës së grabitjes në Fier pak ditë më parë, ka qenë i skeduar si kontingjent krimi.

Breçani theksoi se Arben Muça ka qenë kontingjent krimi që në 2011 për vjedhje makinash, ndërsa duhet të ishte nën vëzhgimin e policisë për të parandaluar krijimin e grupeve kriminale.  “Arben Muça ka qenë kontingjent krimi që në 2011 për vjedhje makinash, është ndaluar disa herë” tha Breçani.  Gjatë tentativës së grabitjes në Fier, Arben Muça mbeti i plagosur, ndërsa shoku i tij Xhuljano Sollaku u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit'hat Havari ndryshe nga hera e parë e grabitjes së pikës së këmbimit valutor, ndërhyrjen e policisë në tentativën e dytë e përshëndeti. “Ishte apati, policia shkoi me vonesë në rastin e parë. Në rastin e dytë, ata ishin të gatshëm, shkuan në kohë, unë i përgëzoj” tha ai.

Në dy muajt e fundit sipas shifrave të siguruara nga Report Tv janë regjistruar 500 grabitje në të gjithë vendin. Ish-deputeti, Asllan Dogjani duke komentuar shifrat, theksoi se gjendja është alarmante, ndërsa zbulimi i ngjarjeve është shumë i vogël.

“500 grabitje në dy muaj, situata ka dalë jashtë kontrollit, këto janë deklaruara, por jam i bindur se ka edhe shumë të padeklaruara. Pse policia nuk mban në kontroll personat me precedent penal? Me shërbime nga populli dhe pse nuk bashkëpunon? Pse ka marrë këtë goditje policia?  Paniku është shumë i madh, zbulimi është shumë i vogël. Njerëzit në fshatra po rrinë roje natën” deklaroi ai.  

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja