50-60 fëmijë nga 2-13 vjeç në Pediatrinë e Beratit në ditë, mjeku: Nuk ka vend për panik, situatë virale

BERAT- Vetëm gjatë kësaj jave,numri i vizitave ka arritur në 50 deri në 60 fëmijë çdo ditë si pasojë e virozave.

Ndryshimet e temperaturave dhe uljet e ndjeshme të tyre gjatë kësaj jave, kanë sjellë shtimin e numrit të fëmijëve të prekur nga gripi dhe virozat. Fluksi i fëmijëve të të gjitha moshave ka ardhur në rritje në Repartin e Pediatrisë së Spitalit Rajonal të Beratit.

Vetëm gjatë kësaj jave numri i vizitave ka arritur në 50 deri ne 60 çdo ditë dhe fëmijët më të prekur kanë qenë ata të moshave nga 2-13 vjeç. Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, mjeku pediatër Vladimir Kumaraku bën me dije se temperatura e lartë që po shfaqin fëmijët në këtë fazë është si pasojë e një situate virale.

"Sigurisht që ka një fluks të shtuar të fëmijëve që vijnë për ndihmë mjekësore si pasojë e ndryshimeve të klimës që sjell dhe shtim të virozës, me temperaturë, dhimbje muskluare dhe të vjella. Situata është në kontroll dhe jemi në monitorim të përditshëm", tha Kumaraku

Simptomat që kanë paraqitur fëmijët nga gripi është temperaturë e lartë, ethe, probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe çrregullim të ekuilibrit të përgjithshëm.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja