50-vite më parë, 'një hap i vogël për njeriun, një hap gjigant për njerëzimin' (VIDEO)

Këtë javë, Enti Amerikan i Hapësirës së Lartë, NASA shënon 50-vjetorin e zbritjes historike në Hënë të anijes së hapësirës “Apollo 11”, me një seri ekspozitash dhe programesh të ndryshme anë e mbanë Shteteve të Bashkuara, duke filluar nga 16 -20 Korrik.


Ishte pikërisht 16 Korriku i vitit 1969, kur astronautët amerikanë, Neil Armstrong, Buzz Aldrin dhe Michael Collins filluan udhëtimin e tyre historik për në Henë nga Qendra e Hapësirës së Lartë të NASA-s, Kennedy, në shtetin Florida. 
Katër ditë më vonë, me 20 Korrik, ndërkohë që astronauti Collins drejtonte në orbitin e Hënës anijen Apollo 11, dy kolegët e tij, astronautët Armstrong dhe Aldrin zbritën në sipërfaqen e Henës me një pjesë të vogël modulare të anijes së hapësirës së lartë të mbiemëruar, Shqiponja (“Eagle”), duke i deklaruar Amerikës dhe botës së, “Shqiponja kishte zbritur” në sipërfaqën e Henës. Ajo ishte hera e parë në historinë e njerëzimit që këmba e njeriut shkelte mbi sipërfaqen e Henës.
Neil Armstrong, i pari përfaqësues i njerëzimit që hodhi hapin e parë mbi Hënë, kishte deklaruar se misjoni i tyre eskplorues në hapësirë, ndonëse mund të ishte, “Një hap i vogël për njeriun”, për nga rëndësia historike, shkencore dhe teknologjike, ai ishte i vetdijshëm se suksesi i tyre përbënte edhe një “Hap gjigant për mbarë Njerëzimin”. 


Por a kemi shkuar vërtetë në Hënë? 
Sa herë e kemi dëgjuar këtë pyetje!
Por, pavarësisht nga dyshimet, misioni i “Apollo 11” mbetet një faqe e pashlyeshme e historisë së shekullit të njëzetë dhe e gjithë njerëzimit.
2024, kthehemi sërish në Hënë
Pas braktisjes së projektit të Hënës për shumë dekadat, për shkak të kostove të mëdha,  NASA po planifikon një udhëtim kthimi në Hënë deri në vitin2 024, përmes misionit “Artemis”, duke shpresuar që të përdorë sipërfaqen hënore si një terren testimi për të ardhmen e jetës së njerëzimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja