52 vite burg bandës së Lazaratit,
Aliko: Drogën e shiti policia

52 vite burg bandës së Lazaratit,<br />Aliko: Drogën e shiti policia<br>
Sot është zhvilluar seanca gjyqësore te Krimet e Rënda për dosjen "Lazarati 1 dhe 2". I akuzuar për ngjarjet në Lazarat në 2014 është edhe Arbjon Aliko, i cili ka lëshuar akuza të rënda në sallën e gjyqit në drejtim të policisë së shteit. “Policia e shtetit e nxori me blinda drogën nga Lazarati ne 2014 dhe ua shiste trafikantëve. Kete e bene banditet e Saimir Tahirit.  

Ne na kane sulmuar dhe nxjerre ne kerkim si fis sa erdhi ne pushtet PS” është shprehur ai. Gjatë gjithë seancës gjyqësore Aliko ka akuzuar dhe fyer ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Vendimet e sotme nuk kanë lidhje me vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha, pasi kjo është dosja e parë e Lazaratit. 52 vite burg në total ka dhënë Gjykata për Krimet e Rënda për të ashtuquajturin “Grupi i Lazaratit”.

Dosja Lazarati 2014/ Dënimet
Arbjon Aliko dënohet 13 vite
Gurgaz Skënderi 11 vite
Enrik Skënderi 10 vite
Alfred Proko 10 vite (në kërkim)
Beqo Brahimi 8 burg (në kërkim)

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje

I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje