52 vite martesë, çiftet në Tiranë
rrëfejnë sekretin e jetëgjatësisë

52 vite martesë, çiftet në Tiranë<br />rrëfejnë sekretin e jetëgjatësisë
Që dashuria të jetojë gjatë ka nevojë për ndershmëri dhe sinqeritet. Kjo ka qenë “receta” që dy çiftet nga Tirana dhe që kanë jetuar mbi 50 vite martesë, ndajnë me shikuesit e Report TV. Taibe dhe Njazi Elmasllani kanë 52 vite martesë, 3 fëmijë 5 nipër e mbesa si dhe 1 stërnip dhe 1 stërmbesë. Që kur i sheh të bën përshtypje qetësia dhe respekti që përcjellin. Pyetjes sonë kureshtare se çfarë e ka mbajtur gjallë dhe të shëndetshme marrëdhënien e tyre, zonja Taibe dhe zoti Elmaz janë përgjigjur: “Dashuria me njëri-tjetrin, ky është sekreti”.
 
Thuajse të njëjtën recetë ka dhe zonja Pranvera me zotin Fari, të cilët edhe ata kanë 52 vite martesë dhe një familje të madhe. Të dy shprehen se dashuria e sinqertë, respekti si dhe ndershmëria dhe puna i ka mbajtur fort.

“Bashkë kemi 52 vjet. Duke punuar ndershmërisht, duke kursyer dhe rregulluar jo duke shpërdoruar. Kur kemi xhelozi kemi shumë ndershmëri pastaj. Kur njëri nxehet, tjetri del jashtë, ftohet vijmë vazhdojmë normalisht. Shtohet më tepër dashuria, i hedhim dorën njëri-tjetrit, po ne jemi xhan si bëhet kjo dhe ja dashuria", shprehen ata.
 
Në këshillat që kanë për brezin e ri, për ata që shpesh e shohin zgjidhjen e problemeve tek ndarja, të dyja çiftet që kanë festuar përvjetorin e artë në marrëdhëniet e tyre kanë këshilluar ofrimin e dashurisë pa kushte.

“Të rinjtë të duan njëri-tjetrin.”
 
“Të rinjtë së pari duhet të jenë të ndershëm, të sinqertë dhe punëtorë.”
 
“Duhet të punojmë bashkërisht, të bëjnë ekonominë bashkë.”
 
“Dashuria e sinqertë dhe ndershmëria, po të kesh këto gjëra në jetë je me të vërtetë krahëhapur dhe shumë i qetë.”
 
“Përveç dashurisë duhet edhe aftësia për të menaxhuar familjen", thonë ata.

 
Po sot, në këtë ditë ku dashuria është kryefjalë, një çift i ri ka zgjedhur të celebrojë dashurinë e tyre në martesë. Malvin dhe Xheni Gjetani, kanë zgjedhur ditën e Shën Valentinit për t’u martuar dhe për të kujtuar përvjetorët e tyre në një ditë si kjo.

 
“Duke qenë se është një ditë e veçantë ishte dita më ideale e viti për të celebruar. Të mos jetë vetëm një ditë dashuria por çdo ditë",
shprehet dhëndri.
  
Ndershmëria, sinqeriteti, puna, familja dhe pasioni, kanë qenë këshillat e para për një martesë të suksesshme. Cilësi që çdo çift duhet ti ketë për të pasur marrëdhënie të lumtur, ashtu sikundër dhe çiftet që kanë kaluar pragun e përvjetorit të artë kanë këshilluar.  

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi