Foto: Kirill Dmitriev

Sulmi i Donald Trump ndaj Volodymyr Zelensky, i cili bëri thirrje për një president të ri për Ukrainën, mori duartrokitje të menjëhershme nga Moska.

 "Presidenti Trump bashkohet me shumë njerëz që besojnë se Ukrainës i duhet një lidership vërtet i fokusuar në paqe, jo në aventurat ushtarake të Zelensky-t", shkroi Kirill Dmitriev, i dërguari i Presidentit rus Vladimir Putin për bashkëpunim ekonomik, në X.

"Diplomacia e naftës ia ka hequr maskën Zelensky-t", shtoi ia.


Lajmi kryesor:

Zelensky kritikoi marrëveshjen e SHBA me Rusinë për naftën, Trump: Koha për një president të ri në Ukrainë! Të ndalë sulmet ndaj rafinerive ruse dhe të bëjë marrëveshje