524 apartamente në Laç/ Rama: Simbol i miqësisë mes dy vendeve! Erdogan live nga Turqia: Shpresojmë t’ua dorëzojmë sa më shpejt vëllezërve shqiptarë!

LAÇ- Në një ceremoni të zhvilluar ditën e sotme janë hedhur në mënyre simbolike themelet e lagjes së re në qytetin e Laçit të financuar nga qeveria turke. I pranishëm ishte kryeministri Edi Rama, ministri i rindërtimit Aben Ahmetaj, ministri turk i Infrastrukturës, Murat Kurum, teksa nga Turqia pati një komunikim live edhe të presidentit Recep Erdogan.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se kjo lagje e re është simbol i miqësisë mes dy vendeve, teksa shtoi se do i japë fund një nga problemeve kryesore me të cilët janë përballur qytetarët, atë të përmbytjes. Përroi famëkeq, siç e cilësuan Rama dhe Ahmetaj, do të bëhet pjesë e infrastrukturës moderne të kësaj lagje të re. Për të vënë në pah vendosmërinë e qeverisë turke në këtë projekt, Rama solli në vëmendje disa "fjalë nga gojët e liga" se Turqia do të hiqte dorë nga ky projekt pasi u godit vetë nga tërmeti dhe pandemia, por shtoi se një gjë të tillë nuk e besoi kurrë dhe kështu ndodhi.

Në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama ishte edhe presidenti Erdogan, i cili në një lidhje 'live' tha se për këtë projekt do të investohen 42 milionë euro dhe që shpreson që "shtëpitë t'u dorëzohen sa më shpejt vëllezërve shqiptarë". Mes tyre nuk munguan as batutat. "Na kanë thënë se do i përfundojnë në gusht, por shpresojnë që ta kenë pasur në gushtin e vitit 2021", tha Rama duke shkaktuar të qeshura.

Zona 1, e cila do të financohet nga qeveria turke përfshin 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë sipas standardeve europiane.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:05
Rama me ministrin turk inspekton punimet te lagjja e re në Laç, batuta me punonjësin: Jo, InshAllah, këtë e ke në dorë ti, Zoti ka punë të tjera (VIDEO)

Pas hedhjen në mënyrë simbolike të themeleve të lagjes së re, kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin turk Murat Kurum kanë inspektuar punimet. Rama vlerësoi punën e një prej punonjësve, që bëri të mundur rehabilitimin e përroit që përmbyste zonën.

Rama: Ky është heroi i kësaj pune. Këtë duhet ta ngrini në detyrë pas këtij projekti.

Punonjësi: InshAllah

Rama: Jo, InshAllah, këtë e ke në dorë ti, Zoti ka punë të tjera

 

Ora 12:22
524 banesa në Laç/ Erdogan: Shenjë e miqësisë mes dy kombeve, do tua dorëzojmë sa më shpejt vëllezërve tanë

Në ceremoninë e zhvilluar pak më parë për hapjen e themeleve të 524 shtëpive në Laç përshendëti edhe Presidenti i Turqisë, Erdogan. Ai tha se kjo është një shenjë e miqësisë mes dy kombeve.  

"I nderuar miku im, të nderuar ministra, të nderuar vëllezërit e mi të çmuar në Laç. Ju përshëndes me ndjenja më të përzemërta. Me rastin e kësaj ceremonie ndjej një kënaqësi të madhe që jam me ju. Shqipëria është miku dhe partneri i afërt i Turqisë në Ballkan. Ne shohim gëzimin e popullit shqiptar si gëzimin tonë dhe pikëllimin e tij si pikëllimin tonë. Pas tërmetit ne kemi dërguar 4 maune me ndihma humanitare. Pas katastrofës ne ofruam edhe mundësinë për të ndërtuar shtëpitë pavarësisht pandemisë. Në gusht filluan punimet dhe sot po organizojmë ceremoninë e hedhjes së themeleve për këto banesa. Shpresoj që ky projekt që përfshin 524 banesa, 42 milionë euro, të jetë i dobishëm dhe i hajrit.  Shenjë e re e miqësisë. Shpresojmë që shtëpitë tua dorëzojmë sa më parë vëllezërve tanë shqiptarë që u dëmtuan.  E lus Zotin tim që të na mbroje. E përshëndes z. Rama dhe personalisht dua ta falënderoj për kontributin që ka dhënë dhe kam bindjen se këto pasoja të fatkeqësisë t'i kalojmë sa më shpejt. Uroj që në këto shtëpi të jetoni në paqe dhe shëndet një jetë të tërë", tha Erdogan. 

Ora 12:15
Rindërtimi në Laç/ Rama: E shndërron krejt qytetin edhe në funksion të ekonomisë

Kryeministri Rama tha sot se me lagjen e re të ndërtuar nga Turqia, Laçi shndërrohet totalisht edhe falë shumë projekteve të Qeverisë shqiptare.

"Ne kemi vijuar punën për rrjetin e shkollave që do të rilindin nga fillimi pasi shkollat e vjetra nuk ekzistojnë më. Ka filluar shkolla e Gjormit dhe janë në proces edhe 9 objekte të tjera arsimore. Nis edhe puna për banesat individuale dhe 180 pallatet për 1500 familje.  Faktikisht do të kemi një qendre të ri, se përveç apartamenteve dhe njësive tregtare do të ndërtohet edhe godina e re e bashkisë, një tjetër shkollë e re këtu pranë, kopshti, çerdhja, do të ndërtohet spitali i ri puna për të cilin është në proces. Faktikisht do të kemi një pamje krejt të re.  Me kryetaren e bashkisë po punojmë edhe për transformimin e rrugës që shkon drejt vendit të shenjtë, Shna Ndojit.  Që në krye të herës kam thënë që ky qytet thjesht i shihte ata që bënin peligranazh sepse nuk ofronte asnjë mundësi për të qëndruar. Me këtë rindërtim qyteti do të ketë mundësinë që mikpritjen ta ofrojë në funksion të ekonomisë së vet", tha Rama.

Ora 12:11
Rindërtimi në Laç/ Rama: Pjesë e këtij projekti edhe sistemimi i përroit të vjetër, qyteti nuk do të përmbytet më

Kryeministri Rama në prezantimin e lagjes së re në Laç ceku edhe një çështje shumë të ndjeshme për komunitetin atje. Rama tha se me këtë projekt është bërë edhe sistemimi i përroit të vjetër i cili përmbyste qytetin në mënyrë sistematike.

"Duke ndërtuar këtë lagje të re ne arritëm të sistemojmë më në fund përroin e vjetër, që ishte një gangrenë në këtë qytet dhe që me rrëmbimin e tij të herëpashershëm përmbyste në mënyrë sistematike qytetin dhe dëmtonte banorët e biznesit dhe në mënyrë sistematike e bënte të pajetueshëm këtë qytet të vogël. Ka qenë këmbëngulja epike e kryebashkiakes, pastaj edhe kërkesa jonë që pavarësisht se projekti këytu kishte nisur pa e parashikuar ky sistemin e përroit të integrohej bashkë me projektin. Dua t'i falënderoj miqtë tanë për fleksibilitetin. Kjo do të sjellë edhe garancinë e madhe për mospërmbytjen më të këtij qyteti, gjë që është jetike për këtë komunitet", tha Kryeministri Rama.

Ora 12:08
Lagjja e re në Laç/ Rama: Simbol i duarve të shtrënguara të miqësisë dhe solidaritetit me Turqinë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në prezantimin e lagjes së re në Laç në bashkëpunim me Turqinë, tha se kjo është një lagje simbol e duarve të shtrënguara të miqësisë dhe solidaritetit.

"Jemi këtu për të dëshmuar solidaritetin që Republika e Turqisë dhe Erogan kanë shprehur që në momentet e para pas fatkeqësisë së madhe të 26 nëntorit,dhe po ashtu edhe fjalën e mbajtur të presidentit dhe të miqve tanë turq. Lagjja e re e ndarë në dy zona, njëra zonë që po ndërtohen nga themelet falë Turqisë dhe zona tjetër që ka nisur me infrastrukturën dhe do ndërtohen nga ne, por është një lagje, një lagje simbol e duarve të shtrënguara të miqësisë dhe solidaritetit që do jetë për kohët që vijnë si dëshmie e kësaj marrëdhënie të veçante mes dy vendeve. Turqia ishte pjesë e rrjetit të vendeve mike që jo vetëm u shprehën me fjalë që në momentet e para, por angazhuan forca njerëzore dhe burime materiale për të qenë të pranishëm kur ende jetë njerëzore kërcënoheshin nga gërmadhat dhe kam pasur privilegjin që t'i takoj forcat e kërkim shpëtimit dhe të shikoja nga afër përkushtimin dhe vetëmohimin që djemtë e ardhur nga Turqia shpëtuan jetë shqiptare duke mos lejuar që gërmadhat t'i merrnin me vete. Më pas presidenti Ergdogan më ka ftuar të jem i pranishëm në vendin mik në një event të madh që ka apeluar përsolidaritet dhe ka lajmëruar gadishmërinë për ndërtimin e 500 apartamenteve", tha Rama.

Ora 12:03
Lagjja e re në Laç/ Rama përshëndet në shqip dhe turqisht: Mirë se erdhët! Hoshgeldiniz

Në nisje të fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur në shqip dhe turqisht të ftuarit.

"Mirë se erdhët"! Hoshgeldiniz", tha Rama në prezantimin e lagjes së re në Laç.

Ora 11:53
Ministri turk: Erdogan ushqen një dashuri të veçantë për shqiptarët! Lagjja e re në Laç do forcojë marrëdhëniet mes vendeve

Ministri turk në fjalën e tij tha se presidenti turk, Erdogan  ushqen një dashuri të veçantë për shqiptarët dhe shpreson se kjo lagje e re në Laç do të shërbejë për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

"Kur zemrat janë të bashkuara aty nuk futet dot armiku, Ergodan ushqen një dashuri të veçantë për shqiptarët. Erdogan do jenë në video konferencë

E kemi pasur mik Shqipërinë, sidomos pas tentativës për grusht shteti dhe i keni qëndruar pranë dhe shpejtojmë që themeli i banesave që do i hedhim sot, do i forcojë edhe më shumë marrëdhëniet", tha ministri turk.

Ora 11:50
Rindërtimi në Laç/ Ahmetaj: Lagjja e re një pol i ri ekonomik! Përroi fatkeq do kthehet pjesë e infrastrukturës moderne

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, në fjalën e tij tha se lagjja e re në Laç do të shërbejë si simbol i një miku të çmuar në ditë të vështira. Ai shtoi me në këtë lagje i jepet fund një problemi që janë përballur prej vitesh laçjanët, që është përmbytja.

"Populli turk nuk e ndaloi ndihmën, gjej rastin t'ju falenderoj. Sot është kthyer në kantier më të madh të ndërtimin në 30 vitet e fundit dhe të gjithë mund ta shohin, e kam vizituar shumë herë këtë kantier dhe e kam ndjekur hap pas hapi punimet. Këto do të strehohet 524 familje me një infrastrukturë model, do kthehet në një pol të ri, urban, ekonomin e social që do të krijojë një strandart të ri jetese, zona e parë do përfundojë në mars gati për të strehuar 160 familje, pjesa tjetër në gusht. Në zonën e dytë do ndërtohen 200 apartamente. Këtu ka pasur e ka një përrua që ka qenë famëkeq por që do të kthehet në pjesë të infrastrukturës moderne. Për këtë janë marrë kryetarja e Bashkisë, Rama, ministri turk të strehimit dhe ky përrua që i ka përmbytur qytetarët e kemi gjetur zgjidhjen. Është përrua famëkeqë që ka shpëlarë historinë e qytetit. Janë 4500 banesa individuale që do ndërtohen, 1000 po dorëzohen dhe do të dorëzohen çdo ditë deri në 31 djetor. 12 mijë familje do strehohen n familje të reja, 28 mirë familje përfitojnë grante rikonstruksioni dhe shuma shkon 110 milion dollarë dhe janë shpërndarë te familje 83 milion dollarë. Janë 158 objekte arsimore në favor të 20 mijë fëmijëve. Shkolla janë spektakolare. 28 kantiere të infrastrukturës publike kanë filluar dhe do të fillojnë duke garantuar një akses për 500 mijë qytetarë shqiptarë", tha Ahmetaj

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mandi: 24/12/2020 11:13

    Na ka vellezer rrac e mutit se me rastin que do ndertoj shpit me leket e shqiptareve que se thot njeri mete do que ne te harrojn çfar trace Jan turqit po kur skemi klas politike atdhetare keshtu nodh se gjith klasa politike e jona esht e bler me lek

    Përgjigju
  • Arbëri: 24/12/2020 09:23

    Simboli i turqizimit të vendit ton!

    Përgjigju
  • Iris: 24/12/2020 03:07

    Ku na gjete vellezer more sulltan i ri autokrat i Turqise,na paska dhe ne zemer?!!Po ate kolltukun qe po perpiqesh ta besh te perjetshem per vete,duke shkelur te drejtat e duke burgosur qytetaret turq ,e ke per zemer ??

    Përgjigju
  • ymeri: 24/12/2020 00:31

    O rama aty ne lac duhet bere nje plan urbanistik qe te mos ndertojne njerezit kuturu ,,dhe ne menyre te shemtuar.....

    Përgjigju
  • 2021-2023: 23/12/2020 23:50

    Vetëm në 2023 mbarojne se ka goxha punë puna

    Përgjigju
  • Koli: 23/12/2020 23:16

    Nese ka nje te keqe te madhe ky vend, eshte turqizimi. Per 500 vjete na eksterminuan, vetem ne, shqipetaret, as per te folur e lere shkruar shqipen. Ministri turk idiot deklarin se "Erdogan i do shume shqiptaret"! Ndaj Hakan Shukur po e degjeneron pse tha se eshte me origjine shqiptare! Apo te ashtuquajturit "kupola e grushtit te shtetit" ish gjenerale me origjine shqiptare qe i degjeneroi me arrestime e burgime. Ai eshte armiku nr. I shqiptareve dhe kushdo qe bashkepunon me te nuk eshte me i mire.

    Përgjigju
  • Ahmuti: 23/12/2020 19:28

    Pau bo nja 10 Xhami aty verdall ska shpija prej ktyre haleve , kto spo din nga tja mbajn per vete prej termetit jo Te na ndihmojn neve

    Përgjigju
  • Emigrati: 23/12/2020 15:17

    Ahh popull i shkret prap sapunin per djath po e hani filloj ta rrethoje kalan e krujes prap ku jan ata trimat qe bajn be per kish te laqit a po presin te bahen pallatet me hy me vjedh por mos harroni se per nder te ndertimit duhet me ba edhe nji gjami gjigante pastaj per me shku te kisha e laqit keni mi ra nga stambolli

    Përgjigju
    • Numratori: 27/12/2020 00:57

      Mirë e ke ti po nga ata që bëjnë be për kish Laçit ske asnjë në pushtet direkt ! Që prej 2006 nuk ka patur, vetëm po i dolën zot Mirditorët Kurbinit sepse edhe bashkinë e morën! Laçi është ose ka qënë gjithmonë me rajon me Krujën dhe Skuraj jane byrazera të vjetër por Kruja që prej 500 vjetësh nuk po mund ta nxjerri një KRYEMINISTËR ! Deri tani vetëm një Kryeminister ishte prej Veriut Prof Dr Berisha por edhe ai ishte shumë në veri, tjetër nuk njoh askënd, ta dini po nuk erdh në pushtet një Matjan ose Kruton kjo punë do shkoj drejt rrumpallës! Ose ndonjë lab mund të Bëj një projekt për kishen e Laçit e cila edhe pse ka mbetur një gropë aty perseri vijne 3milion vetë cdo vit ! Ta dini diçka se zoti eshte me i madh edhe një ditë do ju jape çfarë meriton të gjitheve ! Mos Harro pushtimi i Shqiperise nga Turqia dhe Renia kostandinopojës jane 2 ngjarjet që sot na kanë quar për lesh si komb kete rajon antik te mesdheut ! Pra I kemi humbur të gjitha thuajse na ka mbetur vetëm fjala e mirë! Hajde qoftë lvdue krishti e shum jet bashk!

    • Bepi: 23/12/2020 17:59

      Ku ka trima sot mor ky popull I degjenerum qe e nrrojn emrin per dit per ata ja ka ba zoti mar Shqipnis

  • Gjë e Egjer: 23/12/2020 12:38

    Po sh bukur,jeni t'mirë t!..mendo sikur të ishte Saliu me hajnat injorantë në pushtet?

    Përgjigju
    • AQIF KAPERTONI: 23/12/2020 12:57

      O mavri mavi, po eshte e treta here qe vete ne Laq per inagurim e s'ka mbaruar gje, perkundrazi jemi mes dimrit e rrine ende njerzit neper cadra o sufllaqe bodrumi

  • Arbëri: 23/12/2020 11:52

    90% e ndertimeve mbetën për burrje para zgjedhore sikur të ishte e tëra pron private e një njeriu ...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd