Deklaratës së kryeministrit Rama lidhur me shkarkimin e Vlora Hysenit i është përgjigjur dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Në një postim në rrjete sociale Bardhi thotë se shkarkimi i Hysenit nuk zgjidh asgjë për sa kohë Edi Rama nuk jep dorëheqjen dhe s'del para drejtësisë
"Vlora Hyseni e ka bërë shumë mirë detyrën që i ka ngarkuar Kryeministri: informimin dhe mbrojtjen e krimit të organizuar! E kam thënë nga foltorja e Kuvendit në 2024: “Edi Rama e vendosi Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror si njeriun e Ergys Agasit dhe për t’i shërbyer krimit të organizuar”. Prandaj, shkarkimi i Vlora Hysenit, edhe pse Kryeministri ka alergji nga fjala “pezullim nga detyra”, nuk zgjidh asgjë. Në vend të saj do të vijë një Vlorë tjetër, sepse Kryeministri i vendit nuk është një njeri i lirë. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të dalë para drejtësisë!" shkroi Bardhi.
Lajmi kryesor:
Urdhër arresti për Vlora Hysenin, Rama: Shkarkim i menjëhershëm nga detyra i drejtoreshës së SHISH, askush nuk është mbi ligjin









