52-vjeçari në Sarandë 'sfidon' urdhrin e Ramës, ndërton pa leje në truallin e tij, vihet në pranga nga polica
Ndërtimi i objektit në Sarandë
Në një kohë kur ka nisur operacioni për të shembur çdo ndërtim pa leje, fillimisht në bregdet, një 52-vjeçar në Sarandë ka sfiduar aksionin e qeverisë, duke ndërtuar një objekt shtesë në truallin e tij.
52 vjeçari Lefter Marku u arrestua në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi po ndërtonte pa leje brenda vijës së verdhë.
Arrestimi i tij u bë pasi u konstatua në lagjen Nr. 2, Ksamil, duke ndërtuar një objekt shtesë në një objekt ekzistues në truallin në pronësi të tij, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Ndërkohë prej të hënës, IKMT po vazhdon operacionin në bregdet, ku deri më tani janë shembur 10 objekte në Velipojë dhe 18 në Ksamil dhe një në Sarandë. Me mjetet e ushtrisë po punohet për pastrimin e inerteve.
Në Sarandë, në total janë parashikuar të prishen 30 objekte, të cilat nuk kanë përfituar nga procesi i legalizimit. Në lagjen Kodër, në Sarandë pritet të shembet një godinë 4 katëshe, po ashtu dhe një hotel në zonën e Manastirit, në Ksamil. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes është, në pritje të fadromave të mëdha, për të ekzekutuar vendimin për këto dy subjekte.
Mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore, është vendosur si prioritet absolut nga Qeveria, madje duke e konsideruar si të njëjtë me luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit për Policinë e Shtetit. Ky ishte mesazhi dhe angazhimi madhor i Qeverisë shqiptare që është shpalosur që prej 14 majit nga Qeveria shqiptare në një aktivitet të posaçëm.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41%
-
I keq
21%
-
As i mirë as i keq
38%
Vota total: 100
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025
25 Dhjetor, 09:52
-
Sarandë/ Konflikt në familje, gruaja vret burrin në fshatin Metoq (EMRAT)
24 Dhjetor, 08:47
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Konispol, sherr mes disa të rinjve, dy të plagosur me sende të forta
22 Dhjetor, 12:41
-
Vendimet/ Qeveria shkarkon Dallëndyshe Bicin nga IKMT 6 muaj pas emërimit, rikthehet Ajet Zyberi! Ish-deputeti Xhindi largohet nga 'Illyrian Guard'
20 Dhjetor, 12:26
-
Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona
18 Dhjetor, 17:02
-
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
18 Dhjetor, 10:04
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor, 15:10
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor, 11:38
-
Policia operacion kundër shpërndarësve të drogës në Vlorë, Sarandë e Delvinë, 12 të arrestuar, 1 në kërkim
16 Dhjetor, 10:57
-
VIDEO/ Merr flakë banesa në katin e parë të një pallati në Sarandë, fqinjët shpëtojnë të moshuarën që jetonte aty
15 Dhjetor, 16:46
-
Tiranë/ Projekti i Unazës së Madhe, shembet me shpërthim të kontrolluar Ura e vjetër e Babrroit (VIDEO)
13 Dhjetor, 14:48
Ka qene me siguri ndonje nga keta maloket e Ksamilit.
Përgjigju