Operacioni 'bregdeti ynë', IKMT: 10 objekte të shembur në Velipojë dhe 18 në Ksamil! Nis heqja e inerteve

Pesë ditë që nga nisja e operacionit "bregdeti ynë', për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) bën me dije se janë shembur 10 objekte në Velipojë dhe 18 në Ksamil.

Operacioni nisi në këto dy zona të hënën, ndërsa do të shtrihet edhe në vende të tjera. Po sipas IKMT, nuk ka patur incidente me banorët gjatë shembjes së ndërtimeve, ndërsa në shifrat e raportuara nuk janë përfshirë objektet e prishura nga vetë banorët.  Ndërkohë ka nisur edhe puna për pastrimin e inerteve.

Mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore, është vendosur si prioritet absolut nga Qeveria, madje duke e konsideruar si të njëjtë me luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit për Policinë e Shtetit. Ky ishte mesazhi dhe angazhimi madhor i Qeverisë shqiptare që është shpalosur që prej 14 majit nga Qeveria shqiptare në një aktivitet të posaçëm.

Operacioni “Bregdeti Ynë” synon pastrimin e bregdetit e territorit dhe çuarjen para ligjit të gjithë shkelësit. Ndërkohë dosjet për çdo subjekt shkelës, sipas ministrit të Brendshëm Çuçi, janë përmbyllur tashmë, ndërsa pas zonës së bregdetit, operacioni do të vijojë edhe në anët e rrugëve nacionale, për t’i pastruar nga ndërhyrjet e paligjshme. 

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë