Publikohen emrat e 530 ish të përndjekurve politikë, të cilët duhet të dorëzpjnë dokumentat pranë sektorit të dëmshpërblimeve, në mënyrë që të marrin këstin e pestë. Sipas financave të gjithë ish të dënuarit politik që janë gjallë që përfitojnë këstin e pestë të dëmshpërblimit duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Pagesave dhe Dëmshpërblimit tek Ministria e Financave:
Çertifikatën personale të muajit aaktual dhe vërtetim të llogarisë bankare të 6-mujorit të fundit të vitit 2015.
“Të interesuarit mbi dokumentet e nevojshme që duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Dëmshpërblimeve në Ministrinë e Financave të grupuara sipas kategorive të përshkruara në ligj: Për kategorinë e parë me prioritet, “gra ish të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës”
-Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit.
-Nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).
Për kategorinë e dytë me prioritet, “persona ish të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë”
-Certfikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit.
-Nr. Llogarie bankare në Lek në në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).
Për kategorinë e tretë me prioritet, “Persona ish të dënuar politik të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda”.
-Raport mjeko- ligjor (origjinal me emra dhe mbiemra të anëtarëve me firmë të gjithësecilit dhe me vulë, jo kopje) për paaftësi të plotë për punë e lëshuar nga:
-KEMCAP (KEMP-i epror)”, - thuhet në një njoftim të Drejtorisë së Dëmshpërblimeve për ish të Përndjekurit Politik, pranë Ministrisë së Financave.
Redaksia Online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com