55 mijë euro i kërkuan ish prokurorët e Sarandës Kledian Llaho dhe Çlirim Shahini, Pando Papuçit vetëm për t’i lehtësuar masat e sigurisë ndaj si pjesë një hetimi për ndërtim pa leje.
Të dyve, SPAK u ka komunikuar këtë të marë akuzat, duke i marrë zyrtarisht të pandehur. Llaho akuzohet për korrupsion, ndërsa Shahini, aktualisht avokat, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
Hetimet e SPAK treguan se Papuçi, pasi iu shmang drejtësisë për rreth dy vite, u arrestua, dhe masa e sigurisë ndaj tij u ndryshua brenda një ore nga gjyqtarja Edona Vajushi, me kërkesë të prokurorisë. SPAK dyshon se ish-prokurorët i kanë kërkuar para Papuçit në këmbim të ndërhyrjes në procedurat gjyqësore, duke synuar zbutjen e masës. Këto veprime, sipas organit të akuzës, provojnë ekzistencën e një skeme korrupsioni të organizuar brenda sistemit të drejtësisë.
Sipas prokurores Manjola Kajana, Llaho dyshohet se ka marrë 30 mijë euro përmes biznesmenit Vasil Bakalli, i cili akuzohet se ka vepruar si sekser dhe se paratë janë siguruar në Greqi.
Pasi doli nga burgu dhe u vendos në arrest shtëpie, Papuçi i pagoi edhe 25 mijë euro të tjera prokurorit tjetër, Çlirim Shahini, për të kërkuar në gjykatë n “detyrim paraqitjeje”. Edhe kjo masë tjetër iu pranua nga gjykata.
Teksa ish prokurorët do të përballen në GJKKO me akuzat, në gusht të këtij viti, Gjykata e Apelit konkludoi se Pando Papuçi nuk kishte konsumuar vepër penale lidhur me ndërtimin pa leje, duke rrëzuar thelbin e çështjes ndaj tij. Kujtojmë se më 8 gusht, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra Kledian Llahon, për deklarime të pasakta e kontradiktore të pasurisë dhe mangësi profesionale.
-
Ju keni Gentian Manellarin burrin e Lirzë Sinalloarit gjyqtare në Vlorë qe bën sekserin për gjyqet e saj duke marrë nga 150 - 300 mijë euro për gjyqe pronësie me dokumentacion te falsifikuar. Ti verifikohet dosja e një toke 4 dy te plazhi vjetër ngjit me Restorant Emiral ku janë paguar 150 mije euro ndersa për një siperfaqe 25 dy tokë në himare me dokumenta te fallsifikuara ka marrë 250 mijë euro. I bëj thirrje SPAK dhe sherbimit Informativ te verifikojë dosjet e mësipërme e do shohë çudira
Përgjigju -
Kjo pra shte arzyja per se po ikun
Përgjigju -
Çiloja dihet që eshte sekseri Sarandës, nuk eshte prokuror por do ti paguajē te gjitha bashke tani. Ka marre ne qafe kot Kledin se eshte goxha djale
Përgjigju -
eshte qeveria qe ka lene hapesira te tilla
Përgjigju-
Nuk eshte qeveria po jan keta prokuror, dhe shoket e tyre ne SPAK qe te vetmen mas sugurie din burgun. Nese dikush ne sistem aplikon masa te tjera, gjykohet si i koruptuar!
-









Komente
Komento