Mes festimeve plot bollëk të festës bektashiane në malin e Tomorrit, datat 20-25 gusht shënojnë pelegrinazhin e përvitshëm. Mali i Tomorrit është vendi i shenjtë të bektashinjve, por vizitohet prej mijëra shqiptarëve të besimeve të ndryshme fetare. Teksa afrohesh drejt majës arrin të vësh re tingujt e muzikës popullore, kafshët e gjalla në pritje për t’u bërë kurban, aroma e mishit të pjekur dhe kaosi i makinave që përpiqen të gjejnë parkim.
Themeluesi i besimit bektashi është Haxhi Bektash Veliu, cili themeloi të parën teqe në botë, në vitin 1282, e cila mori famë dhe u njohë në gjithë botën, sot quhet qyteti Nevshehirit, Haxhi Bektash.
Lajmi kryesor:
Mijëra besimtarë pelegrinazh në malin e Tomorrit! Pelegrinët: Lutemi për paqe e mirësi, bëjmë kurban në teqe! Festa sjell trafik të rënduar në hyrje të Beratit
Ora 19:33
Gjak e mish, mijëra qytetarë u mblodhën për kurban në malin e Tomorrit