55 mijë euro i kërkuan ish prokurorët e Sarandës Kledian Llaho dhe Çlirim Shahini, Pando Papuçit vetëm për t’i lehtësuar masat e sigurisë ndaj si pjesë një hetimi për ndërtim pa leje.
Të dyve, SPAK u ka komunikuar këtë të marë akuzat, duke i marrë zyrtarisht të pandehur. Llaho akuzohet për korrupsion, ndërsa Shahini, aktualisht avokat, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
Hetimet e SPAK treguan se Papuçi, pasi iu shmang drejtësisë për rreth dy vite, u arrestua, dhe masa e sigurisë ndaj tij u ndryshua brenda një ore nga gjyqtarja Edona Vajushi, me kërkesë të prokurorisë. SPAK dyshon se ish-prokurorët i kanë kërkuar para Papuçit në këmbim të ndërhyrjes në procedurat gjyqësore, duke synuar zbutjen e masës. Këto veprime, sipas organit të akuzës, provojnë ekzistencën e një skeme korrupsioni të organizuar brenda sistemit të drejtësisë.
Sipas prokurores Manjola Kajana, Llaho dyshohet se ka marrë 30 mijë euro përmes biznesmenit Vasil Bakalli, i cili akuzohet se ka vepruar si sekser dhe se paratë janë siguruar në Greqi.
Pasi doli nga burgu dhe u vendos në arrest shtëpie, Papuçi i pagoi edhe 25 mijë euro të tjera prokurorit tjetër, Çlirim Shahini, për të kërkuar në gjykatë n “detyrim paraqitjeje”. Edhe kjo masë tjetër iu pranua nga gjykata.
Teksa ish prokurorët do të përballen në GJKKO me akuzat, në gusht të këtij viti, Gjykata e Apelit konkludoi se Pando Papuçi nuk kishte konsumuar vepër penale lidhur me ndërtimin pa leje, duke rrëzuar thelbin e çështjes ndaj tij. Kujtojmë se më 8 gusht, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra Kledian Llahon, për deklarime të pasakta e kontradiktore të pasurisë dhe mangësi profesionale.
Komente












Ju keni Gentian Manellarin burrin e Lirzë Sinalloarit gjyqtare në Vlorë qe bën sekserin për gjyqet e saj duke marrë nga 150 - 300 mijë euro për gjyqe pronësie me dokumentacion te falsifikuar. Ti verifikohet dosja e një toke 4 dy te plazhi vjetër ngjit me Restorant Emiral ku janë paguar 150 mije euro ndersa për një siperfaqe 25 dy tokë në himare me dokumenta te fallsifikuara ka marrë 250 mijë euro. I bëj thirrje SPAK dhe sherbimit Informativ te verifikojë dosjet e mësipërme e do shohë çudira
PërgjigjuKjo pra shte arzyja per se po ikun
PërgjigjuÇiloja dihet që eshte sekseri Sarandës, nuk eshte prokuror por do ti paguajē te gjitha bashke tani. Ka marre ne qafe kot Kledin se eshte goxha djale
Përgjigjueshte qeveria qe ka lene hapesira te tilla
PërgjigjuNuk eshte qeveria po jan keta prokuror, dhe shoket e tyre ne SPAK qe te vetmen mas sugurie din burgun. Nese dikush ne sistem aplikon masa te tjera, gjykohet si i koruptuar!