55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon

Dani Olmo

E hëna ishte dita e prezantimit në Barcelonë, pasi katalanasit pritën miqësoren e tyre tradicionale të hapjes së sezonit, trofeun Joan Gamper. Monaco më tepër e prishi festën (fitoi 0-3), por Barça të paktën u ofroi tifozëve diçka për të brohoritur para fillimit të ndeshjes.

Lojtarët e ekipit të parë dolën në fushë, ndërsa emrat e tyre u shpallën nga folësit e stadiumit. Gavi (i cili është ende i dëmtuar) dhe Lamine Yamal morën brohorimat më të mëdha. Të fundit që bënë hyrje ishin dy nënshkrimet e verës, Dani Olmo dhe Pau Victor.

Olmo është shpresa e madhe e tifozëve dhe trajnerit Hansi Flick, me katalanasit që për momentin nuk mundet të regjistrojnë sulmuesin. Ashtu siç ka ndodhur edhe më parë, katalanasit janë mbi limitet financiare të imponuara nga La Liga dhe për të regjistruar lojtarin duhet që më parë të shesin futbollistë apo të sigurojnë të ardhura në mënyrë tjetër.

Klubi është vënë në kërkim të zgjidhjes së këtij telashi, që do të linte Olmon si spektator në javën e parë të kampionatit, për të mos thënë më shumë, nëse nuk respektohen parametrat e vendosur nga La Liga.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen