55 vite burg të rinjve që vranë Mihalin, prindërit: Turp! O plehra! E provofshi te fëmijët tuaj, vendosim vetë drejtësi (VIDEO)

Gjykata e Tiranës dënoi me 55 vite burg 4 autorët e vrasjes së Marvi Mihalit, duke ndryshuar edhe kualifikimin e veprës penale, nga vrasje me paramendim, në vrasje me dashje. Konkretisht, me 19 vite u dënua Dejvis Bitraj dhe nga 12 vite secili, Eugen Bitraj, Kridens e Marsel Alla.

Kujtojmë se vrasja ndodhi në verën e 2017, pranë stadiumit të Dinamo, në kryeqytet, ku Mihali pas një sherri për karikuesin e telefonit, u godit me thikë nga Dejvis Bitraj dhe mbeti i vrarë në vend. Gjatë procesit, familjarët e Marvit kërkuan dënimin me nga 35 vite burg për secilin, ndërsa vendimin e gjykatës e konsideruar të padrejtë, duke shtuar se do e kërkonin drejtësinë deri në fund.

Pas vendimit prindërit e të riut që u vra u shprehën mjaft të irrituar me drejtësinë. Nëna e Marvi Mihait me lot në sy u shpreh 'Këta gjykatës hoqën paramendimin nga vepra penale dhe lanë vetëm vrasje në bashkëpunim me dashje dhe nuk u bëhet vonë për djalin tim që vdiq. Fatin tim të zi e provofshin gjykatësit në fillim. Kaq kam për të thënë. E provofshin fatin tim të zi te fëmijët e tyre".

Ndërsa i ati, Pavllo Mihali tha se drejtësinë do ta vendosë me cdo kusht me të gjitha mënyrat vetë. "Turp për Sokol Tomën, Tan Gjermenin dhe Besnik Hoxhën. Mallkimi i djalit im u ndjek, o plehra. Si e ndërrojnë kualifikimin e veprës kur faktet janë të pastra. Cfarë është kjo drejtësi?! Padrejtësia e gjykatësve sot lëvizi pllakën e djalit tim, por ne do ta ndjekim me cdo kusht, unë do ta vendos drejtësinë me të gjitha mënyrat. 19 vite Devi Bitrajt që më vrau çunin turp e faqe e zezë" deklaroi ai.

Viktima Marvi Mihali

Të akuzuarit para gjykatës

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 12/04/2019 07:11

    Pak i kanë dënuar. Ajo vrasje ishte komplet e paramenduar, pervec se me dashje. Te dhjefsha vetingun. Po ky Besniku me pasurinë mirë është? Apo nuk dini ku e ka futur?

    Përgjigju
  • Tir: 12/04/2019 05:16

    Gjykates te ndyre! Zot ruaji mend e kokes ketij cifti qe lotojne per djalin e vetem te tyre. Vrasesit( fus dhe gjykatesit) i denofte i madhi zot!

    Përgjigju
  • Zoti madh: 11/04/2019 17:34

    Gjakpirsa jo gjyqtare.I varfri djale.te mjeret prinder.E provofshin te femijt e tyre

    Përgjigju
  • blabla: 11/04/2019 17:11

    I jati viktimes sa lodhet duke ber kercenime per te cilat mund ta haje kot fare ben mire tkish filluar punen me familjaret e atyre qe i vrane djalin si fillim pastaj tu pa tu bo se me llafe sbohet gjo.Sado njeriu mire te jesh ky rast tben me detyrim vrases sepse kur ska drejtesi ka vetgjyqesi dhe fajin e ka shteti qe nuk egziston ne ket mes.

    Përgjigju
  • Berti: 11/04/2019 16:43

    Turp i madh dhe krim i perseritur nga gjyqtaret gjakpires. Gjermeni qe gjoja u plagos tek dera garazhdit dhe ju gjeten 70 mije euro ne makinen smart. Po kjo gjykate ja kthehu mbrapsht parate e krimit. Ky gjyqtar qe desh te lironte Ervis Martinaj. Ky gjyqtar qe bente pazar dhe biznes me Aldo Baren, hapini dosjen dhe shikojeni. Besnik Hoxha qe nxorri te pafajshem vrasesit e 21 janarit. Pavllo i shkrete nuk ju afrohet dot ketyre sepse keta i mbron vete krimi i organizuar. Shikoni lidhjet qe kane me Ilir Meten vellezerit binjake Bitraj. E kuptoni se ne cfare gjendje eshte drejtesia?

    Përgjigju
  • [email protected]: 11/04/2019 16:39

    Gjukatesit dhe prekurorwt e Shqiperise qe bejne e tilla veprume e pesofshin atje ku i dhem te femit e tyre dhe te femia ne barkun e gruas se tyre dhe ju uroj me gjithe shpirte gjukatesit dhe prekurove te keqinje dhe te pa shpirte dhe padine e iman dhe jo familjare i u roje ne koke te tyre.

    Përgjigju
  • Liri: 11/04/2019 15:59

    Prisni prisni, se Gjermeni po ben gati te liroj Martinajn, bashke me prokurorine e Tiranes, do e zgjidhi Lizabeta bashke me te, qe takohen pasditeve per te ndare parate ! Do shohi ky popull sa deme do bejne keta deri sa te ikin prej veting.

    Përgjigju
    • Edi: 11/04/2019 18:34

      Sa mire qe i dini gjerat, ky karbunarsi qe nuk di as te shkruaje emrin e fshatit te tij, i paska mbajtur edhe kandilin e i paska pare hallatet, e quan edhe Laluc edhe Gjerman e i duket se e ofendoi. Te jesh Lale Myzeqeje eshte krenari o karbunars. (I)Liri(a) e paska pare duke ndare parate, sa para ishin o Ilir apo Lirie ? Po nuk u lirua Martinaj, cdo thuash pastaj ? Do komentosh te kerkosh falje se kishe shpifur ?

    • Karbunats: 11/04/2019 16:34

      Jo per gje po ky Laluci Gjerman eshte dhe qefli ka nja 4 dashnore

  • Loku: 11/04/2019 15:21

    Vetem Ligji i Kuranit ben Derman.

    Përgjigju
  • Kafsha: 11/04/2019 14:35

    Duhej të paktën 35 vjet burg për secilin..

    Përgjigju
  • Konjak: 11/04/2019 13:52

    Per kete problem kemi njohie nepermjet medias .Nese viktima nuk u ka dhene asnje shkak krimineleve ne kete ngjarie -pra eshte teresisht i pa fajshem -atehere te gjithe ata qe i moren jeten ,me paramendim apo me dashie ,duhet ta paguajne jeten e tij 100% .Nuk ka asnje element zbutes apo perpiestus ,per te lehtesuar autoret e krimit .Kur autoret e krimit u denuan aq sa u denuan ;atehere pjesen tjeter te krimit -te pa ndeshkuar -rrisku u takon gjyqtareve .Te afermit e viktimes duhet te din se kan mbyllur ceshtien me autoret e krimit ,tashme eshte hapur ceshtia me gjyqtaret ,si autore te mos ndeshkimit te plot te krimit .Pra pjesen tjeter te krimit te pa ndeshkuar ;rrisku u takon panelit te gjykimit .Faleminderit .

    Përgjigju
    • Riflo: 11/04/2019 14:13

      Fiks, mllefin duhet ta nxierrin ne kurriz te gjygjtareve, pasi pas 10 vitesh(duke presupozuar qe kete robq*ra mund te dalin), zotria mund te mos jete ne gjendje e marrjen se hakut te birit. Keshtu qe pjesen tjeter duhet ta vuajt femijte e ketyre.

  • Spaku: 11/04/2019 13:28

    Zoti esht i madh do i ndeshkoj kta plehra,ne mos zoti atere SPAKU,ilace per femijet ju befshin ktyre plerave po sesht habi sesht rasti pare q vejn t tilla mekate,,, ngushellime per familjen dhe zoti jau lehtesofte dhimbjen,,,,cohu enver se kahtu e duan kta pseudo gjykates...plera

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 11/04/2019 13:27

    Gjykates te korruptuar dhe te ardhurit ne Tirane qe bejne krime.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 11/04/2019 12:43

    Gjykatsa te korruptuar e plera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik