Një aksident tragjik ndërsa po kthehej nga puna i ka marrë jetën një 55-vjeçari në Pirgos, Greqi. Fatmir Dyrmishi po lëvizte me biçikletë në nyjën lidhëse të autostradës Patra–Pyrgos me rrugën Agiou Georgiou.

Ndërsa një kamion po merrte drejtimin drejt autostradës, Dyrmishi tentoi ta parakalonte duke përfunduar nën rrota, raportojnë mediat greke. Në biçikletë kishte edhe një kositëse bari që ia vështirësoi manovrimin.

55-vjeçari ndërroi jetë në spital pasi pavarësisht përpjekjeve, mjekët nuk ia dolën ta shpëtonin.

Viktima ishte punëtor krahu. Ai jetonte i vetëm, ndërsa familja në Shqipëri.