Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka rikujtuar 55 vjetorin e shembjes së kishave dhe xhamive, nga ana e diktaturës komuniste në vitin 1967. Basha shkruan në rrjetet sociale, se në këtë përvjetor duhet nderuar sakrifica bujare e klerikëve dhe besimtarëve që mbajtën ndezur besimin.
'Sot 55 vite më parë, diktatura që u kishte shpallur luftë të gjitha fuqive të globit, nisi luftën edhe kundër Zotit. Kishat, xhamitë dhe teqetë u hodhën në erë, klerikët u vranë, u torturuan dhe u burgosën, besimtarët u përndoqën. Në këtë përvjetor ne duhet të nderojmë sakrificën bujare të klerikëve dhe besimtarëve që e mbajtën ndezur dritën e besimit nën terrorin e regjimit komunist. Dekadat e ankthit dhe shkretëtirës shpirtërore e morale nuk duhen harruar kurrë. 30 vitet e tranzicionit nuk e kanë bërë drejtësinë për atë terror të pashembullt. Modelet e asaj tradite të keqe komuniste vijojnë të lëndojnë lirinë dhe virtytin e besimit.'- shkruan kreu i PD-së.
Në vitin 1967 me shembjen e kishave dhe të xhamive, Shqipëria u bë i pari vend ateist në botë. Regjimi komunist i Shqipërisë e shpalli fenë të paligjshme dhe zhvilloi një fushatë të gjatë shtypjeje kundër besimtarëve të krishterë dhe myslimanë, duke burgosur dhe ekzekutuar klerikë dhe duke përndjekur familjet e tyre, por disa vazhduan ta praktikonin besimin e tyre në fshehtësi.
TË DJEGIM ME ZJARR DHE T'I KËPUSIM KOKËN CILITDO QË MERR NËPËR KËMBË LIGJIN E SHENJTË TË PARTISË PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË GRAVE E VAJZAVE TONA. 6 Shkurti ka këtë thënje emblemë që bëri të mundur që gratë e vajzat shqiptare të prishnin fejesat që në djep. Prandaj se pse Tritan Shehu shkoi të prishte kisha e xhami, pyeteni atë. Hipokrizia e Pd-së nuk mbron fenë, se feja thotë mos vidh, p.sh. por këta politikanët tanë e kanë bërë rrugë vjedhjen, sidomos Pd-istat.
Përgjigju