Sot më shumë viktima/ 562 raste të reja me COVID dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Sot më shumë viktima/ 562 raste të reja me COVID dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

TIRANË- Kjo e diel ka shënuar një rritje të lehtë të numrit të qytetarëve që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. 8 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19 duke cuar numrin total të viktimave në 1241 që nga fillimi i pandemisë. Si rezultat i 2997 testimeve të kryera, mësohet se kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 562 persona. 

"Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 8 qytetarë nuk e kanë bërë betejën me COVID19: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytet nga Durrësi, 1 qytetar nga Cerriku, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Hasi, të moshave 72-86 vjeç ", njofton ministria e shëndetit.

Ndërsa numri i pacinetëve që po trajtohen mbetet i qëndrueshëm. aktualisht në 4 spitalet COVID janë të shtruar 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,648 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë bën apel qytetarë që nuk neglizhojnë asnjë shenjë.

"Ministria e Shëndetit dhe Mbrojtjes Sociale dhe drejtohet nga qytetarët e mos neglizhimit të asnjë sëmundjeje shëndetësore dhe kontraktuese për çdo dyshim me mjekun dhe familjen për zbatimin e testimit dhe për ndjekjen dhe trajtimin e ambulatorit në banesë", thuhet në njoftim.

COVID-19 - Statistika (10 Janar 2021)
Rastet e reja ditore 562
Të mësuarit në 24 orë 321
Shkruani në spitale 274
Humbje jetoni në 24 orë 8
Testime ditore 2997
Testime totale 291,804
Raste pozitive 63,595
Raste të shërbyera 37,648
Raste Aktive 24,706
Humbje jete 1241

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14275
Fier 1805
Shkodër  1336
Durrës 1303
Lezhë 1003
Vlorë   1004
Korçë 902
Elbasan 901
Berat  811
Dibër  520
Gjirokastër 444
Kukës 402 

Rastet pozitive të konfirmuara sot
172 rastësisht në Tiranë, 41 në Vlorë, 37 në Durrës, 25 në Shkodër, 21 në Sarandë, 20 në Lushnje, 19 në Kurbin, 18 në Krujë, 17 në Lezhë, nga 16 rastësisht në Fier, Kamëz, 15 në Kavajë, 14 në Berat, 12 në Dibër, 11 në Elbasan, 9 në Divjakë, 7 në Mat, nga 6 rastësisht në Kukës, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Kuçovë, Vorë, 5 në Cerrik, nga 4 rastësisht në Pukë , Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë, nga 3 raste në Has, Pogradec, Vau i Dejës, Selenicë, Patos, nga 2 raste në Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Korçë, Devoll, Malësi e Madhe, Shijak, Skrapar, Libohovë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja