57 vjeçari në gjëndje të rëndë
goditje në tru nga “pika e diellit”

57 vjeçari në gjëndje të rëndë<br />goditje në tru nga “pika e diellit”
Njerëzit duket se po injorojnë thirjet e specialistëve për të shmangur orët e pikut dhe ekspozimi në diell në orët më të nxehta  ka sjellë komplikacione te disa persona.

Në spitalin e qyteti të Elbasanit, ka mbërritur me urgjencë, 57-vjeçari E. SH. me banim në fshatin Sulovë, i cili është goditur nga e ashtëquajtura, “pika e diellit”.

E. Sh. u dërgua në spital pa ndjenja, me dhmbje të forta në kokë dhe ulje të presion të gjakut.

Sipas mjekëve të repartit të kardiologjisë, pacienti ka pësuar “goditje nga pika e diellit” për shkak se është ekspozuar gjatë në diell në temperaturë të lartë ndërsa kryente punë bujqësise në arën e tij.

Familjarët e 57 vjeçarit, shprehen se e gjetën të shtrirë në anë të arës pa ndjenja dhe kishte turbullim të shikimit.

57-vjeçari është nisur me urgjencë drejt spitalit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Specialistët nga qendra spitalore në Elbasan  bënjë me dije  se nga muaji qershor e deri tani janë paraqitur të paktën 10 pacientë të goditur nga “pika e diellit”.

Ata vijnë kryesisht nga zonat rurale për shkak të punëve në bujqësi që kryhen në këtë periudhë, por nuk mungojnë edhe rastet nga qyteti.

Mjekët këshillojnë shmangie të punës gjatë orëve të pikut, konsum në sasi të bollshme të ujit, shmangia e ekspozimit në diell, etj.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring