KRUJË- Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se spitali i Krujës "Stefan Gjoni" ka mbyllur shërbimin, ku përjashtim bëjnë vetëm urgjencat. Një informacion i tillë është konfirmuar nga mjeku Adrian Mata në një intervistë për gazetarin Arsen Rusta, i cili bën njoftoi se ky urdhër nga Ministria e Shëndetësisë vjen si rrjedhojë e dhjetëra rasteve të konfirmuara me COVID-19 në këtë qyteti. "Sot ka ardhur një urdhër nga Ministria e shëndetësinë për të mbyllur shërbimin. Shërbimit i spitalit është mbyllur pothuajse që në rastin e parë që kur është konfirmuar pacienti zero dhe nga ky moment aktiviteti është pezulluar, por ka ardhur një vendim zyrtar që këtu do shërbehet vetëm për shërbimin e Urgjencës", tha Mata.
Report Tv ka ndjekur nga afër një orë pune nga përditshmëria e punës në këtë spital të Krujës, qyteti i tretë më i prekur nga COVID-19 ku dy vatrat më të mëdha janë në dy biznese fasone! Në hyrje të spitalit është instaluar në çadër triazhimit ku bëhet pritja e të gjithë pacientëve. Më pas, pas një kontrolli paraprak, ato pajisen me maska dhe futen në ambientet e spitalit për një kontroll të specializuar. Mjeku radiolog shprehet se ka pasur 3 raste që ka vizituar dhe më pas janë konfirmuar pozitiv.
"Kemi pasur më shumë se 3 raste që unë kam dyshuar dhe është konfirmuar edhe me tampon. Ndryshimet imazhierike janë ndryshimet pulmonare. Mbi 15% të rasteve u kemi ofruar shërbimin urgjencë të 127. Nuk ka shenja klasike, por ato që e detyrojnë pacientin të vij në spital janë kolla, temperatura dhe kolla e thatë", tha Mata.
Në urdhrin e afishuar në hyrje të Spitalit Krujë shkruhet se për shkak të masave COVID-19, që prej 11 marsit janë pezulluar në mënyrë të përkohshme shërbimet, ekzaminimet rutinë dhe vizitat. Drejtoria e spitalit deklaron se është i hapur materniteti, në të cilën edhe dje ka pasur një lindje, dhe disa shërbime të tjera në spital, dhe këtë e konfirmon dhe Ministria e Shëndetësinë.
Po bertet gjith bota qe eshte i mashtrim internacional ky i virusit o te cmendur,qeveritar,ushtake dhe sidomos ju gazetar gjini vend po gjetet per tu fshehur se po vjen shpata per tju prer kokat
Përgjigju