59 kg kokainë nga Kolumbia në Portin e Durrësit, mbetet e sekuestruar anija me qymyr

59 kg kokainë nga Kolumbia në Portin e Durrësit, mbetet e sekuestruar anija me qymyr

DURRËS- Anija "Unistream" me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe në të cilën u kapën 59 kg kokainë do të vijojë të jetë e sekuestruar. Lajmi konfirmohet nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Kompania ka kërkuar heqjen e sekuestros, mirëpo një kërkesë e tillë nuk është miratuar nga Gjykata.

Prej 16 Majit, kur kanë kaluar mw shumw se 1 muaj, nuk ka asnjë person të arrestuar, anija është sekuestruar, ndërsa stafit të anijes i është ndaluar largimi nga Shqipëria. Burime nga grupi hetimor bënë me dije se pjesa më e madhe e qymyrgurit që ndodhej në bordin e anijes siç dhe shihet në foto, ishte porositur nga një kompani shqiptare që operon në biznesin e kromit.

Kokaina u gjet në hambarin e anijes "Unistream" me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta dhe deri më tani bëhet fjalë për 59 kg. Policia bëri kontroll me qen antidrogë, por nuk e pikasën kokainën.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën