AUSTRALI - Një burrë në Queensland të Australisë u kafshua nga një gjarpër vdekjeprurës. Ai ruajti qetësinë dhe ul për të pirë një birrë duke pritur ambulancën. Rod Sommerville u kafshua në gisht nga gjarpri i dytë më helmues në botë.
Por, ajo që bëri 54-vjeçari ishte vërtetë impresionues. Pasi e kafshoi, ai e qëlloi gjarprin me një lopatë dhe lajmëroi vetë ambulancën.
E ndërkohë që ishte duke pritur ndihmën mjekësore, preferoi të pinte një birrë të ftohtë.
"I thashë vetes, në qoftë se kam për të vdekur, do të preferoj të pi një birrë. Kështu që, hapa frigoriferin dhe mora një kanaçe", tha 54-vjeçari.
Megjithatë, gjërat nuk kaluan dhe aq lehtë. Ai pati një reaksion alergjik dhe u mbajt nën kujdesin intensiv për 4 ditë.
Në Australi ka më shumë se 3 mijë raste të raportuara nga kafshimet e gjarprit. Nëntorin e kaluar, një grua 59-vjeçare vdiq pasi u kafshua nga një gjarpër në kyçin e këmbës.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com