6-7% e të rinjve në Shqipëri përdorin
drogë,bie kërkesa për alkool e duhan

6-7% e të rinjve në Shqipëri përdorin<br />drogë,bie kërkesa për alkool e duhan
Përdorimi i substancave psiko-aktive ilegale tek grupmoshat e reja në Shqipëri është rritur me 50%.
 
Kjo rritje konfirmohet nga studimi i Institutit të Shëndetit Publik për vitin 2016.
 
Ervin Toçi, specialist në ISHP, shprehet se përdorimi i alkoolit dhe duhanit tek të rinjtë është ulur, ndërsa konsumi i drogave të forta ka tendencë në rritje.

“Nëse në vitin 2011 prevalenca e përdorimit të kanabisit gjatë jetës, pra nxënësit që kanë provuar kanabis të paktën një herë në jetë ka qenë 4,4 % në vitin 2015 ka shkuar në 6,6 % pra ka një rritje me 50%. Rritje kanë edhe indikatorët e tjerë të përdorimit të kanabisit gjatë vitit dhe muajit të fundit. Këtu futen gjithë substancat që janë të ngjashme kimikisht me substancat klasike por që janë pak të ndryshme aq sa nuk kapen duke përbërë problem në Europë dhe Shqipëri”, u shpreh Toçi.
  
Eksperti i ISHP veçon kujdesin e prindërve dhe performacën e dobët në shkollë, si faktorë që ndikojnë në konsumin e substancave narkotike tek të rinjtë.
 
Ndërsa përdorimi në rritje i kanabisit nga grupmoshat e reja krahasuar me 6 vite më parë, lidhet me lehtësinë për ta gjetur atë.
 
“E para është të kesh miq ose shokë që përdorin substanca narkotike, e dyta është kontrolli i dobët prindëror dhe performanca e dobët në shkollë”,
tha ai.

Sipas studimit të ISHP rreth 6-7 % e të rinjve në Shqipëri përdorin drogë duke filluar nga më të lehtat, si tymosja e hashashit, e deri tek kokaina, heroina, etj. duke u kthyer në shqetësim serioz për shoqërinë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi