6 ambasadorët takojnë Edi Ramën
Ja çfarë diskutuan në Kryeministri

6 ambasadorët takojnë Edi Ramën<br />Ja çfarë diskutuan në Kryeministri
TIRANË - Situata politike që po percepton me shpejtësi sidomos në radhët e mazhorancës së majtë, me sa duket nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen e trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri dhe ambasadorëve të vendeve më të rëndësishme të akredituar në Tiranë.

Pas veprimeve më të fundit të eksponentëve ligjvënës të mazhorancës, heqjes dorë nga mandati të një deputeti dhe votimi për heqjen e imunitetit të deputetit për tjetrin, si dhe akuzave të opozitës ndaj mazhorancës, ka sjellë lëvizjen e ambasadorëve.

Kështu, 6 kryediplomatë të vendeve evropiane mes tyre edhe ai i Shteteve të Bashkuara Amerikës kanë zhvilluar këtë ditën e djeshme një takim me dyer të mbyllura me kryeministrin Edi Rama në selinë e kryeministrisë. I pari që ka mbërritur në selinë e kryeministrisë dhe që detyroi edhe vetë kreun e qeverisë Edi Rama të lërë në mes aktivitetin me vendorët ka qenë ambasadori i SHBA, Donald Lu, i cili i ka shpeshtuar takimet kohët e fundit.

Burimet pranë kryeministrit Rama thanë se takimi i ditës së djeshme është i përmuajshëm, por nuk përjashtuan faktin që jashtë bisedës se kreut të ekzekutivit shqiptar me diplomatët nuk kanë mbetur çështjet me rëndësi të veçantë si reforma në drejtësi, dekriminalizimi i politikës, apo edhe ngjarjet e bujshme të këtyre ditëve në Partinë Socialiste, siç ishte arrestimi i deputetit Armando Prenga dhe dorëzimi i mandatit nga ana e deputetit tjetër të Lezhës, Arben Ndoka.

Pak para zgjedhjeve vendore ishte vetë ambasadori amerikan Lu, ai i cili vuri në dijeni Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike për politikanet e të dyja kampeve politike, për të cilët SHBA ka dyshime se kanë lidhje me krimin, duke kërkuar largimin e tyre nga politika, në kuadër dhe të dekriminalizimit të politikës shqiptare. Prania e elementeve kriminale në politikë është nënvizuar publikisht gjatë gjithë kohës edhe nga diplomatë të tjerë ndërkombëtare në vendin tonë.

Që pas zgjedhjeve të 23 qershorit dy vjet më parë, 4 deputetë kanë rezultuar zyrtarisht në vijimësi se kanë me probleme me drejtësinë: Tom Doshi, Mark Frroku, Arben Ndoka dhe tashmë Armando Prenga, për të cilin Kuvendi autorizoi prokurorinë të vijojë me procedurat për arrestimin dhe hetimin e mëtejshëm.

Por ka dhe emra të tjerë nga të gjitha kahet e politikës, të cilët hap haps hapi pritet të zbardhen, për të sjellë një pastrim total të politikës nga elementët e inkriminuar apo kontingjent inkriminimi. Ndërkohë që po përgatitet dhe një draft për dekriminalizimin e politikës, pavarësisht se deri më tani palët vetëm debatojnë.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Jokic mposht 'i vetëm' Pelicans, triumfojë edhe Indiana e Houston

NBA/ Jokic mposht 'i vetëm' Pelicans, triumfojë edhe Indiana e Houston