6 arsye bindëse pse nuk duhet t’i
postoni fotot e fëmijëve në internet 

6 arsye bindëse pse nuk duhet t’i<br />postoni fotot e fëmijëve në internet 
Shumë prej nesh e kanë të vështirë të përmbahen pa postuar foto të fëmijëve të tyre. Të gjithë ne duam të tregojmë se sa të bukur janë fëmijët tanë dhe sa krenarë jemi ne për ata. Por jo të gjithë e mendojmë gjatë se sa e rrezikshme mund të jetë kjo gjë për fëmijët. Ne ju sjellim 6 arsye bindëse se përse nuk duhet t’i postoni fotot e fëmijëvë në rrjetet sociale. 

Mos tregoni vendodhjen e fëmijës suaj 
Kur postoni një foto të fëmijës suaj, mos tregoni se ku ai ndodhet. Kjo mund të përbëjë rrezik për sigurinë e tij. 

Mos postoni foto ku fëmijët tuaj janë një aktivitet që ata pëlqejnë 
Në qoftë se ju postoni foto ku fëmijët tuaj për shembull janë në një kurs baleti, njerëzit do e kenë më të lehtë për t’i mashtruar sepse i dinë preferencat e tyre. 

Mos postoni asnjë foto ku jepni informacione zyrtare për fëmijët
Ndonjëherë njerëzit e entuziazmuar postojnë foto kur marrin një vizë ose pasaportë por ju mos e publikoni pasi njerëzit mund të marrin informacionet zyrtare për fëmijën, çfarë do të përbënte rrezik për ata. 

Mos postoni foto të fëmijëve gjysmë zhveshur
Kur ju postoni një foto të fëmijës suaj në plazh mendoni thjesht se sa bukur duket ai/ajo por asnjëherë nuk mendoni sesi të tjerët mund t’i shikojnë ata. 

Mos postoni foto që mund të turpërojnë fëmijët tuaj në të ardhmen
Kur lindim asnjëherë nuk e dimë se çfarë fati ka rezervuar për ne. Nuk i dihet asnjëherë se sa të rëndësishëm mund të bëhen fëmijët tuaj. Kështu që mendoni për të ardhmen e tyre mos mendoni thjesht për kënaqësinë e momentit.
 
Shmangni postimet e fëmijëve tuaj me fëmijë të tjerë
Kur ju postoni një foto të fëmijës suaj me shokët e tij, ju duhet të merrni edhe aprovimin e prindërve të fëmijëve që ndodhen në foto. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com


  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!