Demonstrim force, 6 avionë ushtarakë kinezë me raketa në Beograd, heqin edhe pajisjet për të mos u kapur nga radarët e vendeve ‘jo miqësore’

Demonstrim force, 6 avionë ushtarakë kinezë me raketa në Beograd, heqin edhe pajisjet për të mos u kapur nga radarët e vendeve ‘jo miqësore’

Avion ushtarak kinez

Mbërritja e gjashtë avionë ushtarakë kinezë në Evropë do të kishte 'pushtuar' titujt e mediave edhe para luftës në Ukrainë, por tani, ky lajm po tërheq edhe më shumë vëmendje prej  "kohëve të dyshimta" dhe për shkak se skuadrilja fluturoi në formacion nga Kina në Serbi, një komb historikisht i afërt me Rusinë. Një furnizim i diskutueshëm me raketa HQ-22 të prodhuara në Kinë, të cilat mbërrijnë në zemër të rajonit të paqëndrueshëm të Ballkanit.

HQ-22 janë një sistem armësh me bazë tokësore për mbrojtjen ajrore. Ato mund të përdoren kundër aeroplanëve, helikopterëve, dronëve dhe raketave balistike dhe të lundrimit. Ata kanë një rreze veprimi prej 170 kilometrash dhe mund të godasin objektivat deri në një lartësi prej 27 kilometrash. Ekspertët ushtarakë i krahasojnë ato me Patriotët Amerikanë dhe S-300 ruse (edhe pse këto raketa ruse tokë-ajër kanë një rreze më të madhe operacionale dhe teknologji më të avancuar se ajo e Kinës).

Avioni i transportit Y-20, u ul të shtunën në aeroportin civil Nikola Tesla të Beogradit për të ofruar një furnizim me raketa HQ-22 SAM (raketë tokë-ajër) që ishin porositur nga Serbia në 2019. Shtetet e Bashkuara në 2020 u përpoqën të bindnin qeverinë serbe të hiqnin dorë nga blerja, duke e paralajmëruar atë se nëse vërtet dëshiron të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe aleancat e tjera perëndimore, duhet të përdorë gjithashtu sisteme mbrojtëse që ndjekin standardet perëndimore.

Qeveria serbe e presidentit Aleksandar Vuçiç ka votuar pro rezolutave të OKB-së që dënojnë sulmin rus ndaj Ukrainës, por nuk e mbështet planin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës. Transportuesit Y-20 të Forcave Ajrore Kineze ishin përdorur në vitin 2020 për të transportuar maskat dhe ventilatorët e famshëm për kujdesin intensiv kundër COVID-19, por në atë fushatë shëndetësore ata fluturuan në drite, asnjëherë në formacione kaq mbresëlënëse. Këtë herë ata dhanë një shfaqje masive të forcës.

Është e mundur që Forcat Ajrore të Pekinit kanë dashur të dërgojnë një sinjal fuqie. Kinezët Y-20 fluturuan në një distancë prej 100 kilometrash nga njëri-tjetri, rruga i çoi ata mbi dy vende të NATO-s: Turqinë dhe Bullgarinë, të cilat dukshëm i lejuan ata të kalonin në hapësirën e tyre ajrore. Fotot e marra nga entuziastët serbë në aeroportin civil të Beogradit zbuluan një detaj tjetër: disa nga mallrat kinezë kishin hequr pajisjet e tyre që i ndihmojnë avionët ushtarakë për të 'mashtruar' kur bëhet fjalë për fluturime 'në një mjedis armiqësor'./ Përshtatur në shqip nga Corriere

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 11/04/2022 16:15

    Pyetje pë Edvin Karagjorgjeviqin që është duke e pruar armikun shekullor në shtëpit tona shqiptare. E në si popull dhe komb ke ta në gjumë të thellë..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!