‘6 dhjetori i Berishës’, ish presidenti Topi: Opozita në të drejtën e saj të protestojë, problem nëse tregon dhunë! Qeveria do t’i japë konotacion negativ

Protestën e thirrur nga Sali Berisha me 6 dhjetor ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i BE-Ballkani Perëndimor, ish-presidenti Bamir Topi e konsideron si një të drejtë legjitime. Topi i ftuar në emisionin 'Pa Protokoll' në Report Tv, tha se opozita ka të drejtën e saj të protestojë, megjithëse qeveria do që t’i japë konotacion negativ.

‘Sipas meje mbajtja e samitit është një vendimmarrje e BE-së për ti dhënë rëndësinë e duhur dhe për të krijuar një dominant të ri lidhur me situatën në Ballkan. Ballkani nuk ka qenë në prioritete e BE-së. Unë besoj se ka pasur një vullnet ku dominant është BE. Unë besoj se vetë politika e BE-së formimi i tyre, i cili nuk është një formim dosido, por përfaqësojnë vende shumë të rëndësishëm demokratike. Besoj se një nga parimet është e drejta për të protestuar. Dikush mundohet ti japë një konotacion negativ nga qeveria. Nga ana tjetër në parim, çdo njeri duhet të demonstroje një interes politik. Kur themi për opozitën nuk besoj se është vetëm një përfaqësim i disa individëve, por duhet të shihet si institucion.’- u shpreh ish-presidenti Topi.

Sipas Topit, opozita duhet të dijë që në ketë lloj protestë të kujdeset që mos të tregojë dhunë, ndërsa theksoi se nuk kushtëzohet një takim më të drejtën e dikujt për të protestuar.

‘Organizmi i këtij samiti është nga njëra anë dhe çdo njeri ka të drejtë që të protestojë. Qoftë për të shfrytëzuar edhe median që do të jetë e pranishme këtu. Unë nuk jam në interesin e askujt. Them që është një e drejtë legjitime të protestosh. Qeveria nuk duhet ta kondicionojë një protestë të opozitës. Opozita duhet të dijë që këtë lloj proteste ta bëjë në mënyrë të kulturuar. Do ishte një gabimi madh nga ana e përfaqësuesve të opozitë që tentoni të bëjnë një protestë në rast se do të tregojnë elemente dhune. Unë i qendroj parimeve të mia. Nuk kushtëzohet një takim me të drejtën e dikujt për të protestuar. Problemi është politik. Vjen për të trajtuar politikisht axhendën e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Problemi është tek sensi i masës. Do ketë një protestë që do jetë në funksion të një dite të veçantë.’- u shpreh Topi.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 26/11/2022 16:11

    Sipas ketij HORRIT TE BULEVARDIT, Berisha na qenka opozita e ketij vendi???

    Përgjigju
  • Ali: 26/11/2022 08:29

    Negativ ke qene gjithmonë dhe je ,ke mbrojt gjithmonë interesat tuaja,me mir hesht se sa ti dalesh ne mbrojtje Sali qenit qe ti e njeh shum mire kush eshte,turp per ty,protesta mund te behet ne nje date tjetër,Sali krimineli rrëmuja don edhe ti mbas tij,te ka verbuar pasuria

    Përgjigju
  • xhemal: 26/11/2022 07:56

    Salinjt Kane Dale nga shpella ku ishin futur...topi si nje bedel i saliut me siguri do dilte nje dite ne krahe te tij per ti the e se seka harruar

    Përgjigju
    • Mendjamadhi: 26/11/2022 16:15

      Foli edhe ky koke e madhe, i paafte!

  • fredi: 25/11/2022 22:46

    Ska turp ky BAFTIAR Topi qe shprehet ne kete menyre, ardhja e ketyre kryeministrave te BE eshte nje ngjarje e pa imagjinushme dhe duhen pritur me lule e jo me demostrime te ndyra. Ja cfar mut presidentesh ka nxjere non grata,pervec zotit Mojsiu te gjith kush me shume e kush me pak plera kane qene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano