6 ditë pa drita/ Banorët e Kurbinit protestë, OSHEE: Brenda 24 orësh zgjidhet problemi

Banorët e Malësisë së Kurbinit kanë më shumë se 6 ditë pa energji elektrike. Shkak është bërë djegia e një transformatori duke lënë prej disa ditësh në errësirë banorët e kësaj zone në rrethin e Kurbinit.

Ndërkohë, mësohet se ditën e sotme një grup i banorëve në Malësinë e rrethit të Kurbinit , janë ngritur në protestë duke kërkuar zgjidhjen e mënjëhershme të këtij problemi emergjent. Lajmin për preotestën e banorëve e ka bërë të ditur deputeti Andon Frrokaj përmes një postimi në rrjetin social .

Banorët e Malsisë së Kurbinit ngrihen në protestë për kërkesën më themelore “furnizimi me energji elektrike. Mëse 6 ditë pa furnizim më energji, kërkojmë zgjidhjen e mënjëhershme të këtij problemi emergjent”, shkruan Andon Frrokaj

Sakaq, nga ana e OSHEE-së është njoftuar se prej ditës së premte punonjësit e këtij institucioni  kanë nisur punën për riparimin e transformatorit të djegur ndërsa  do të bëhet zëvendësimi  me dy transformatorë të tjerë.

 “Kjo pajisje e vecantë, e vetme per nga lloji (vështirësi në riparimin e saj në kohë) është  duke u zevendësuar me dy transformatore të tjerë të dërguar tashme ne Laç, dhe ku pritet të marrë zgjidhje brenda 24 oreve” thuhet në njoftimin e OSHEE.

Banoret janë informuar mbi defektin dhe masat qe po merr Operatori i Shërbimit të OSHEE-së.Pamje nga protesta e banorve ne Malesinë e Kurbinit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen