6 familjarë mes varfërisë e sëmundjes në Bulqizë, nëna me 600 mijë lek borxhe: Bukën e blej me listë (VIDEO)

Në këto ditë të ftohta të dhjetorit duket sikur dielli e ka të pamundur të ngrohë Bulqizën, mjegulla i jep një pamje edhe më të zymtë qytetit “Minator”. Por akoma më e zymtë është panorama që na vjen nga familja Lika me 6 anëtarë të cilët e kanë të pamundur të festojnë këtë fundvit pasi nuk kanë mundësi të sigurojnë as edhe një vakt. Drama bëhet dhe më e rëndë me dy kryefamiljarë me aftësi të kufizuara, një gjyshe e sëmurë dhe 3 fëmijë, ku më i vogli sapo ka hedhur hapat e para.

Në këto ditë ku të gjithë festojnë, fëmijët presin dhurata, vajzat presin kukulla me fustane princeshash por 2 vogëlushet e familjes Lika duket sikur janë rritur para kohe dhe nuk duan lodra por vetëm bukë.

E zonja e shtëpisë Bedrija është e sëmurë dhe ka probleme me të dyja këmbët dhe shtyllën kurrizore, ajo thotë që rrezikon të verbohet, pasi me një sy sheh vetëm 1%. Në apelin e saj për ndihmë ajo thotë se jetesa e tyre është në kufijtë e mbijetesës me një shtëpi të falur nga i vëllai si dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballur jetesën. Lekët që marrin nga pensioni i invaliditetit shkojnë për ilaçe, energji elektrike e ujë. Apeli i Bedrijes shkon për të gjitha instancat shtetërore e jo shtetërore që t'ju sigurojnë një banesë, në mënyrë që fëmijët të mos sëmuren më nga lagështia.

“Kushtet janë siç i sheh katastrofë, shtëpia nuk është e imja jam futur për sevap nga vëllai im. Unë jam e sëmur nga këmbët dhe nga shtylla kurrizore. Më ka ikur shikimi nga një sy vetëm 1% shoh, rrezikohet që dhe syri tjetër ti ikë shikimi. Kërkoj vetëm një shtëpi për fëmijët e mi pasi ngelën në spitale nga lagështia. Nuk festoj dot se dhe pensionet nuk kanë dalë akoma për këtë muaj“ - tha Bedrije Lika , e zonja e shtëpisë.

Muret e shtëpisë janë të plasaritur dhe në çdo cep mbulohen nga lagështia. Një sobë drush është e vetmja mënyrë për të përballuar të ftohtin.

Kanë mbetur vetëm 3 ditë nga nata e ndërrimit të viteve ku tryeza duhet të jetë plotë, por çifti Bedrije e Hamit Lika nuk kanë asgjë për t’i ofruar familjes së tyre për Vit të Ri. Hamiti tregon se në shtëpi kanë mbetur vetëm pak gramë vaj, sheqer, oriz e kripë e asgjë më tepër. “Edhe këto i kemi marrë me listë në dyqane, kemi 600 mijë lek borxhe” shton nëna e 3 fëmijëve.

Gjithçka që Bedrija kërkon është një jetë më të mirë për 3 fëmijët e saj, ndërkohë vetë vishet edhe me rroba të arnuara.

“Për zotin edhe bukën me listë e kam blerë, s’behet fjalë të festoj me çfarë, edhe një kile sheqer nuk e blej dot, jo jo nuk festohet”, tha nëna e tre fëmijëve

Në një cep të shtëpisë shihet një bredh i Vitit të Ri, i cili dhe pse në mes të varfërisë dhe mjerimit xixëllon nga dritat. Një dritë që ende ruan shpresën te kjo familje. 6 anëtarët e familjes Lika në lagjen “Minatori” të Bulqizës janë me sytë nga të gjithë për t’i ndihmuar.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas