Gjashtë familje në qytetin e Durrësit janë nxjerrë forcërisht nga banesa pasi prona i është kthyer Komunitetit Mysliman.
 
Përmbaruesit, të shoqëruar edhe nga efektivë të policisë janë paraqitur këtë të enjte tek banorët duke u kërkuar lirimin e menjëhershëm të banesave.

durres
 
Banorët kanë kundërshtuar vendimin pasi sipas tyre, nuk u është lënë kohë e mjaftueshme, ndërkohë që kundërshtojnë edhe vendimin.

durres
 
Familjet të cilat prej më shumë se 70 vitesh jetojnë në këtë zonë të lagjes numër 9 të qytetit, e kanë cilësuar të paligjshëm nxjerrjen nga banesa, në një kohë që ende ndodhen  në një proces gjyqësor me Komunitetin Mysliman.

durres
 
Banesat, një shekullore, janë ndërtuar nga italianët pas viti 1939 dhe këtu prej dekadash jetonin këto 6 familje.

durres

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)