TIRANË- Inspektorati i Lartë i Drejtësisë bën bilancin e punës gjashtëmujore, 1 339 ankesa kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK, 6 vendime për nisjen e hetime disiplinore, në fokus gjyqtarët që liruan të dënuarit me burgim të përjetshëm
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, në hakun kohor të 6 muajve, ka administruar 1 339 ankesa kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, për praktika abuzive në drejtësi. 727 ankesa janë të mbartura nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, 442 ankesa janë referuar nga qytetarët, ndërsa 140 ankesa janë depozituar nga KLP, Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, Presidenti, SPAK, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve etj. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë me në krye Artur Metani ka vendosur të fillojë hetimin disiplinor ndaj 6 gjyqtarëve dhe prokurorëve, të dyshuar për shkele gjatë ushtrimit të detyrës.
Bilanci i të dhënave reflektohet në raportin e Inspektoratit të Lartë i Drejtësisë për veprimtarinë e këtij institucioni për periudhën shkurt-mars 2020. Mes subjekteve nën hetim janë edhe gjyqtarët Markelian Kuqo dhe Enkeleda Hoxha. Gjyqtari i Korçës, Markelian Kuqo, liroi nga burgu në 14 shkurt 2019, Gert Gjinararin, miku i Arben Grorit, i njohur ndryshe si "Gjenerali". Gert Gjinarari ishte dënuar me burgim të përjetshëm si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Naim Zyberit në Itali.
Gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha, e denoncuar nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për lirimin e nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm Endrit Dokle, ish-numri dy i bandës së Durrësit. Hoxha i ka falur 5 vite burg edhe Hekuran Billës në 22 shkurt të vitit të kaluar. Billa u ekzekutua tek Komuna e Parisit disa javë parë. Gjyqtarja Hoxha liroi nga burgu edhe Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari. Ajo liroi nga qelia edhe Ilir Pajën, si autor i një sërë krimesh të rënda në Itali.
Fati i gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të cilët ka nisur procedimi disiplinor, do të vendoset përkatësisht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Por, edhe nëse magjistratët e proceduar do t’i shpëtojnë shkarkimit, ata do t’i nënshtrohen verifikimit të trefishtë të Vetingut.
( Kliko këtu për të lexuar raportin e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për veprimtarinë për periudhën shkurt-korrik 2020)
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.5%
-
Jo
27.7%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 856
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KLP transferon 5 prokurorë nga rrethet dhe emëron 3 të tjerë në Prokurorinë e Përgjithshme! Katër vijnë në Tiranë dhe një shkon në Elbasan (EMRAT)
3 Mars, 20:00
-
'Antikorrupsioni', miratohet Dokumenti Analitik, 241 masa specifike për kuadrin ligjor dhe rregullator
20 Shkurt, 11:41
-
Debate në Kuvend për arrestimin e Veliajt/ Bardhi: Ministri Hoxha të japë dorëheqjen, gënjeu për tubimin para GJKKO! Gjonaj: Lënia e Bashkisë pa kryetar në prag të zgjedhjeve, e padrejtë
17 Shkurt, 12:39
-
ILD miraton planin e inspektimeve për 2025, ‘lumë’ ankesash për zvarritje procesesh në Prokurori e Gjykata! Tirana dhe Apelet kryesojnë më ‘problematiket’
3 Shkurt, 17:45
-
KPK e shkarkoi prokurorin Lazër Çardaku për cënim të besimit te drejtësia, probleme me pasurinë
20 Janar, 18:38
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor 2024, 20:53
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor 2024, 14:55
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Rrugëtimi drejt BE, deputetja Gjonaj në Report Tv: Brenda dhjetorit hapim negociatat për kapitujt e politikës së jashtme! PD në krizë, ne vijojmë punën
16 Tetor 2024, 17:39
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor 2024, 11:05
-
Diskutohen në kuvend reformat për institucionet demokratike! Tabaku: S'kemi ende reformë të plotë të Kodit Zgjedhor! PS: Të bashkëpunojmë për platformë konkrete, lini akuzat
20 Shtator 2024, 14:51
-
EKSKLUZIVE/ EMRAT e 53 ekspertëve që do të angazhohen në Komisionin antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj! Mes tyre gruaja e Sokol Olldashit e ish këshilltari i Metës
10 Shtator 2024, 10:47
Po Petraq Curri tmerrshem?!?!? Nuk kane te mbaruar krimet e tij dhe shpenzimet marramendese qe ben ( si psh shkolla goces ne Angli) dhe eshte akoma duke dhene vendime!
Përgjigju