TIRANË- Partia Demokratike pësoi një disfatë në zgjedhjet e 6 marsit duke u renditur edhe forca e tretë politike në vend. ‘Përgjegjësia për këtë rezultat bie vetëm mbi kryetarin Lulzim Basha’. Kështu ka deklaruar në Report TV, Roland Bejko, sekretari i Pushtetit Vendor në PD. Bejko është një tjetër nga zërat brenda PD-së që i ka dalë kundër kryedemokratit. Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Bejko tha se Basha duhet të japë dorëheqjen.
“Përgjegjësinë për rezultatin e ka kryetari, kryetari ditën e parë nuk e njohu përgjegjësinë dhe filloi acarimi i deputetëve. Ka një takti që është e përbotshme, kur humbet zgjedhjet opinioni publik do. Kemi të bëjmë me një kryetar që nuk ja ndjen shumë. E kam mbështetur gjithë kohën, që nga 2013. E mbështeta, isha kundër kthimit të Berishës dhe mbështeta partinë institucionale. Kam qenë dhe vazhdoj të jem i mendimit që Berisha është i dëmshëm për PD. (...)Pres të bëjë mbledhjen e kryesisë dhe të shprehem. Ta çosh forcën tënde të tretën është një gabim i madh”, tha Bejko.
Ndryshe nga disa prej deputetëve që kanë propozuar si zgjidhje të krizës ngritjen e një komisioni të përbashkët nga foltorja dhe PD për zgjedhjen e kryetarit të ri, Bejko thotë se kjo nuk duhet të ndodhë pasi ky veprim do sillte Berishën në krye të partisë. Sipas tij, duhet të ngrihet një ekip i ri drejtues për partinë.
“Bashkimi PD me foltoren do krijojë një parti nën drejtimin e Berishës, ku shumica e elektoratit shqiptar e refuzon atë. Berisha është i refuzuar nga SHBA dhe është deklaruar se nëse e merr PD do ndërpritet marrëdhënia me partinë. PD duhet të jetë në procesin e vet, duhet të bëjë zgjedhjet brenda për kryetar nëse Basha dorëhiqet duhet të ketë një ekip të ri që të pëlqehet nga shumica e shqiptarëve dhe të bëjë një projekt të ri politik. Nuk jam për bashkimin dhe shkrirjen e partisë në një me foltoren”, tha Bejko.
Zërat mes grupit parlamentar që kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit janë shtuar, ndërsa të paktën 20 prej tyre janë shprehur publikisht. I pari që i kërkojë të heqë dorë nga drejtimi i selisë blu ishte deputeti i Durrësit Ferdinand Xhaferraj ndërsa ligjvënësi demokrat i Shkodrës Helidon Bushati kërkoi një kuvend bashkimi mes demokratësh. Përballë këtyre kritikëve, Basha ka në krah një pjesë të vogël të deputetëve, krerët e degëve por edhe kandidatët e 6 marsit.
Z.Bejko problem nuk eshte Basha po ardhja e Saliut.ju do filloni ciklin edhe njehere nga e para.Tani pas 30 vjeteve Saliu u be demokrat.Ajeni serioze ne ato qe thoni?Keto nuk ishin zgjedhje po nje kurth qe u beri dyshja non-grata dhe kandidati per non-grata.Saliu e haroi gjyqin ne France dhe kerkon bunkerin e PD ,jepjani po ne pushtet me Lulin mbase me Saliun kure
Përgjigju