6 marsi/ Nuk garantohej votimi në Dukagjin të Shkodrës për shkak të infrastrukturës, KQZ miraton zhvendosjen e qendrave të votimit

6 marsi/ Nuk garantohej votimi në Dukagjin të Shkodrës për shkak të infrastrukturës, KQZ miraton zhvendosjen e qendrave të votimit

SHKODËR- Për shkak të mungesës së infrastrukturës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar zhvendosjen e tre qendrave të votimit për zgjedhjen e 6 marsit. Qendrat e Votimit e Shalës dhe Shoshit do të zhvendosen në Theth. Qendrat e votimit të Pultit shkojnë në Prekal.

Bashkia e Shkodrës i kishte kërkuar KQZ që këto tre qendra votimi të zhvendosen për shkak të mungesës së energjisë elektrike, pasi ndodheshin në zona të thella malore.

Në këto njësive vendore janë të regjistruar 1864 votues.

TABELA

SHALË 801 VOTUES

SHOSH 316 VOTUES

PULT 747 VOTUES

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë, 60 ditë ndërprerje e luftës

Media: Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë, 60 ditë ndërprerje e luftës